Një zjarr ka rënë në një banesë në Gjirokastër. Nga informacionet e para raportohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale N.P.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.
/a.r