Një vajzë 13 vjeç ka rrezikuar seriozisht jetën ditën e sotme, si pasojë i një zjarri të rënë në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Finiqi.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë nxjerrë vajzën e mitur jashtë banesës që ishte përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Siç bëhet e ditur, vajza 13 vjeçe është në gjendje të mirë shëndetësore. /b.d