Digjet një banesë në lagjen ”Pavarësia”, në Vlorë.
Policia bën me dije se shtëpia është në pronësi të 60-vjeçarit me iniciale B.K.
Pasi kanë vajtur në vendin ngjarjes, shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa mësohet se në momentin kur ka rënë zjarr, nuk ka pasur asnjë njëri në banesë.
Lidhur më këtë ngjarje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.
Policia së bashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qenë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit
a.ç