Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në malin e Xithit në parkun kombëtar të Qafështamës. Sipas të dhënave të para dyshohet se sipërfaqja e djegur është 4 hektarë. Terreni i thyer dhe përhapja e flakëve me shpejtësi e bën të pamundur operacionin e zjarrfikëseve për shuarjen e tyre. Vatrat e zjarrit në parkun kombëtar të Qafështamës po përparojnë me shpejtësi, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.
/a.meta