• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkruan emrin në historinë e boksit, ky është shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO në Londër

by Os De
15/10/2025 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj që garon në majat e boksit botëror ritkhehet më 25 tetor me një super ndeshje që premton shumë adrenalinë dhe spektakël. 

Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar kampionin kamerunas Rolly Lambert Fogoum për Titullin e Madh Botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që lufton për një titull të tillë në boksin profesionist. 

Dueli do të zhvillohet në “O₂ Arena” në Londër, një nga arenat më prestigjioze të planetit dhe përfaqëson jo vetëm kulmin e karrierës së tij, por edhe një moment historik për sportin shqiptar, ku flamuri kuqezi do të valëvitet përpara gjithë botës. 

Jurgen Uldedaj është simbol i përkushtimit, forcës dhe krenarisë kombëtare në sportin e boksit profesionist. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si boksier fillimisht në vendlindje, më pas në Gjermani dhe Angli, Jurgeni ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të suksesshme që e ka ngritur në mesin e boksierëve më të mirë të botës. 

Me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh (12 me nokaut), ai përfaqëson kombin shqiptar me dinjitet në një sport ku vetëm më të fortët arrijnë majat. Jurgeni është kampion botëror i dyfishtë në titujt prestigjiozë “WBO Youth” dhe “WBC Youth”, duke dëshmuar herët aftësitë, profesionalizmin dhe karakterin e një luftëtari të lindur. 

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një sërë titujsh ndërkombëtarë që e kanë pozicionuar në elitën e boksit evropian dhe botëror: IBF International Champion, WBA Inter-Continental Champion, IBO Mediterranean Champion, BDB International Champion. 

Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj bokson me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar. 

Pas një karriere të suksesshme si pjesë e klubit gjerman SES Boxing, Jurgeni ka hyrë në një kapitull të ri të karrierës së tij duke u bërë pjesë e Queensberry Promotions, një nga organizatat më të fuqishme dhe prestigjioze të boksit botëror, që menaxhon disa nga emrat më të mëdhenj të ringut si Tyson Fury, Joe Joyce, Daniel Dubois, Agit Kabayel, Fabio Wardley, Filip Hrgović, Moses Itauma e shumë të tjerë. 

Ky bashkëpunim e vendos Jurgenin në qendër të hartës së boksit botëror, duke e pozicionuar si një kandidat të denjë për majat e divizionit Cruiserëeight, një kategori ku shpejtësia, teknika dhe fuqia përplasen në duele spektakolare që magjepsin publikun në mbarë globin. 

Titulli i Madh Botëror IBO (International Boxing Organization) është një nga më prestigjiozët dhe është mbajtur ndër vite nga disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së boksit botëror, si: Oleksandr Usyk, kampion i padiskutueshëm botëror dhe ikonë e divizionit Cruiserweight, Mairis Briedis, kampion botëror letonez, i njohur për duelet legjendare, Marco Huck, një prej kampionëve më jetëgjatë në historinë e IBO-së, Firat Arslan, kampion gjerman me origjinë turke, Kevin Lerena, kampion nga Afrika e Jugut me suksese ndërkombëtare etj. 

Të gjithë këta kanë bërë histori në të njëjtin divizion ku tani Jurgen Uldedaj ngjitet për të mbrojtur ngjyrat kuqezi në skenën më të madhe të boksit profesionist. 

 

Next Post
‘Tërbohet’ Trump pasi revista “Time” i nxjerr foton në kopertinë: Më zhdukën flokët…

‘Tërbohet’ Trump pasi revista “Time” i nxjerr foton në kopertinë: Më zhdukën flokët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In