• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrirja e Krimeve të Rënda, Prokurorët kritikojnë draftin e reformës

by Java News
06/05/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesë e draftit për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi është kritikuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Burime zyrtare bëjnë të ditur për Top Channel se një përfaqësi e këtyre prokurorëve kanë dorëzuar në Komisionin e Reformës në Drejtesi sugjerimet e tyre sesi duhet të trajtohen ata në draftin kushtetues.

Projekti parashikon shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pjesë e të cilës do të jetë edhe ajo që njihet si Byroja Kombëtare e Hetimit.

Por, siç thonë prokurorët, në projekt nuk parashikohet se çfarë do të ndodhë me ta dhe se këta prokurorë nuk trajtohen njësoj me gjyqtarët e Krimeve të Rënda.

Drafti përfundimtar, i hartuar nga ekspertët ndërkombëtare i mbron këta gjyqtarë, madje edhe në rastin kur ata nuk kalojnë me sukses provën e verifikimit të pasurisë. Kjo kategori gjyqtarësh transferohet në gjykatat e tjera, ndërsa për prokurorët e Krimeve të Rënda drafti nuk parashikon asgjë.

Aktualisht pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda funksionojnë 20 prokurorë, të cilët i kërkojnë komisionit të reformës që të paktën të trajtohen njësoj si gjyqtarët.

Prokurorët i kujtojnë Komisionit të Reformës se gjatë 10 viteve të fundit, ata kanë çuar para drejtësisë me dhjetra persona të rrezikshëm, pjesë të krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe të grupeve terroriste, që vuajnë aktualisht dënimin me shumë vite burgim.

javanews/ a.k

Next Post

Londër, Sadiq Khan bëhet kryebashkiaku i parë musliman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Carlo

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In