• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkrimtari u godit me thikë/ Fetvaja e Iranit në fuqi, Teherani 3 mln euro shpërblim për kokën e Rushdie pasi shkroi ‘Vargje Satanike’

by Java News
13/08/2022 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari Salman Rushdie ndodhet në gjendje kritike pasi u sulmua me thikë ditën e djeshme në New York. Ai është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij ‘Vargjet Satanike’, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

Ndërkaq, pjesa dërrmuese kanë dënuar sulmin ndaj shkrimtarit duke e cilësuar si një akt ndaj lirisë së shprehjes.

75 vjeçari Rushdie është vendosur në një ventilator, nuk është në gjendje të flasë dhe mund të humbasë njërin sy.

Revista Stern kishte planifikuar të publikonte intervistën me autorin javën e ardhshme, por e solli atë pas sulmit me thikë.

Revista shkruan se Rushdie kishte mbërritur për intervistë i relaksuar teksa kishte deklaruar se fetvaja iraniane kishte dekada që ishte lëshuar për të.

Policia arrestoi të dyshuarin 24 vjeçar të quajtur Hadi Matar,  nga Neë Jersey, pak pasi ai doli në skenë dhe sulmoi shkrimtarin Rushdie dhe një intervistues në Institutin Chautauqua në Nju Jork.

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai gjithashtu ka pësuar dëmtime në mëlçi.

Policia tha në një konferencë për shtyp se stafi dhe anëtarët e audiencës e kishin fiksuar sulmuesin në tokë ku ai u arrestua.

Intervistuesi që ishte me zotin Rushdie, Henry Reese, pësoi një lëndim të lehtë në kokë dhe u dërgua në një spital po ashtu.

Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehim për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit. Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila ka thënë se dëshiron të ekzaminojë një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Anëtarët e audiencës thanë se vendit të ngjarjes i mungonin masat bazë të sigurisë si kontrollet e çantave dhe detektorët metalikë. Ashtu si njerëzit e tjerë që planifikonin të merrnin pjesë në leksionin e autorit, zoti Matar kishte marrë një leje për të hyrë në mjediset e Institutit Chautauqua, transmeton BBC.

Fetvaja nuk u anulua kurrë

Romancieri me origjinë indiane Selman Rushdie fitoi famë me ‘Midnight’s Children’ në 1981 duke shitur mbi një milion kopje vetëm në Britaninë e Madhe. Por libri i tij i katërt, i botuar në 1988 , “Vargjet Satanike” e detyroi atë të fshihej për gati 10 vjet.

Romani surrealist, post-modern ngjalli zemërim tek disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemuese – fyese për fenë dhe Zotin duke u ndaluar në disa vende.

Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini bëri thirrje për ekzekutimin e zotit Rushdie.

Ai ofroi një shpërblim prej 3 milion dollarësh duke nxjerrë fetvanë, (dekret ligjor i lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik). Shpërblimi për kokën e zotit Rushdie mbetet në fuqi, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, ndërsa një fondacion fetar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera si shpërblim për kokën e tij në vitin 2012. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria iraniane për therjen me thikë të zotit Rushdie.

Mediat iraniane e përshkruan shkrimtarin Rushdie si një apostat – dikë që ka braktisur ose mohuar besimin e tij.

Selman Rushdie me nënshtetësi britanike dhe amerikane është bërë një avokat i zëshëm për lirinë e shprehjes, duke mbrojtur punën e tij në disa raste. Ai ka vazhduar të shkruajë dhe vepra e tij e radhës që pritet të dalë në vitin 2023./m.j

Next Post
Masakrat e Putin/ Rusia nuk ndalet, godet zona të banuara në Ukrainë me raketa

Masakrat e Putin/ Rusia nuk ndalet, godet zona të banuara në Ukrainë me raketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In