• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrimtari Salman Rushdie kundër Nobel-it për adhuruesin e Milosheviçit: Kam shkruar për idiotësirat e Handkes

by Java News
11/10/2019 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë shtuar zërat kundër shpalljes së austriakut Peter Handke si fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019. Reagime të ashpra kanë ardhur jo vetëm nga eksponentë të politikës por edhe nga personalitete të ndryshëm të letrave.

Shkrimtari Salman Rushdie, autor i Vargjeve Satanike, tha se e kishte denoncuar Handken që në vitin 1999 për qëndrimet e tij ndaj fushatave të Millosheviçit. Në vazhdim të reagimit të Vlora Çitaku-t, ai tha se “Unë kam shkruar për idiotësirat e Handkes para 20 vjetësh dhe jam dakord me përfaqësuesen e Kosovës në OKB”.

Një nga gazetarët dhe shkrimtarët më të njohur boshnjakë, Zlatko Dizdarevic i tha Zërit të Ameriksë, se nuk habitet.

“Çmimi Nobel për letërsinë ka kohë që nuk është provë në vetvete e një cilësie të lartë apo madhështisë së punës së dikujt. Dhe meqë ra fjala, tetë vetë në historinë e Çmimit Nobel, e kanë fituar atë për çështjen palestinezo-izraelite dhe sot jemi më larg një zgjidhjeje se kurrë”, tha ai.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha se vendimi për t’i dhënë çmimin një mohuesi të gjenocidit dhe justifikuesi të Millosheviçit është një shuplakë për të gjitha viktimat e luftrave në Kosovë dhe Bosnje.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në një letër drejtuar Akademisë së Çmimit Nobel, shprehu indinjatën e saj, duke e quajtur Handken një eksponent të shquar të ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviçit dhe luftërave të tij në Ballkan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar se Handke vendosi t’i mbrojë e përkrah përgjegjësit e gjenocidit në Kosovë dhe se ky vendim sjell dhimbje të thellë për shumë viktima.

“Çmimi për Handken është fyerje për viktimat e shovinizmit serb”, thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje duke shtuar se “për kujtesën e viktimave të dhunës serbe në Kosovë, ky çmim i dhënë nga Akademia Suedeze është fyerje e rëndë për viktimat”.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se ‘si viktimë e agresionit të Millosheviçit në Ballkan dhe si mbështetëse e paqes në botë, jam e tmerruar nga ky vendim’ kurse  Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka quajtur turp ndarjen e çmimit Nobel për Handkes ndërsa shkruan se ‘ky është një veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel’.

Më parë, edhe Kryeministri Edi Rama kishte reaguar pas vendimit për Nobel-in në Letërsi, duke e quajtur këtë një veprim të turpshëm që shkakton të vjella. “Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë”, – shkruante Rama në Twitter.

Shkrimtari austriak të cilit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Akademia Suedeze e vlerësoi Handke për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore. /l.m

Next Post
Adhuruesi i Millosheviçit që fitoi Nobelin ‘provokon’ shqiptarët: Do pimë raki dhe verë me serbët për sukseset

The Guardian: Kryqëzata botërore kundër Nobelit për simpatizuesin e Millosheviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Socialistët mblidhen në Pallatin e Kongreseve për të festuar 35-vjetorin e themelimit

Socialistët mblidhen në Pallatin e Kongreseve për të festuar 35-vjetorin e themelimit

June 2, 2026
Protestuesit mblidhen sërish në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, i përgjigjen Ramës: Nuk ka dialog

Protestuesit mblidhen sërish në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, i përgjigjen Ramës: Nuk ka dialog

June 2, 2026
Shpallet fituesi për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, zbulohet projekti i ri

Shpallet fituesi për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, zbulohet projekti i ri

June 2, 2026
Bashkëpunim Shqipëri-Izrael për laboratorë dhe teknologji në sigurinë ushqimore

Bashkëpunim Shqipëri-Izrael për laboratorë dhe teknologji në sigurinë ushqimore

June 2, 2026
U celeberuan në një ceremoni private dy ditë më parë, Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

U celeberuan në një ceremoni private dy ditë më parë, Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

June 2, 2026
Rubio i prerë ndaj Teheranit: Nuk heqim sanksionet për Hormuzin, Irani duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar

Rubio i prerë ndaj Teheranit: Nuk heqim sanksionet për Hormuzin, Irani duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar

June 2, 2026
“Epsteini” ynë

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

June 2, 2026
Shqipëri-Kosovë, polici e përbashkët në rrugë gjatë verës 2026! Nënshkruhet marrëveshja për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fluksit turistik

Shqipëri-Kosovë, polici e përbashkët në rrugë gjatë verës 2026! Nënshkruhet marrëveshja për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fluksit turistik

June 2, 2026
Vuçiç kritikon politikat e BE-së: Europa po vret veten me proteksionizëm

Vuçiç kritikon politikat e BE-së: Europa po vret veten me proteksionizëm

June 2, 2026
Konferenca e Dytë Botërore e Klasikëve do të mbahet në Greqi

Konferenca e Dytë Botërore e Klasikëve do të mbahet në Greqi

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In