• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Shkrimtari nga Kosova: Nishani është një buburrec para veprës së Zhitit, e dirigjon Berisha si marionetë

by A R
24/03/2017 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Agim Vinca*

Edhe pse nuk kam pasur ndonjë konsideratë të lartë për presidentin e Shqipërisë, zotin Bujar Nishani, nuk ma ka marrë mendja se mund të binte kaq poshtë, siç ra me sulmin e paprecedent që i bëri poetit Visar Zhiti!

Askund në botë (pos mbase në ndonjë vend të qelbur diktatorial në Amerikën Latine, në Azi a në Afrikë) nuk ndodh që kryetari i shtetit të polemizojë publikisht me një shtetas të tij, qoftë ky edhe njëfarë diplomati. Kjo është e paparë!

Kryetari i shtetit është, siç dihet, edhe komandant i forcave të armatosura të vendit, prandaj nuk i ka hije të hyjë në luftë me një shtetas të tij, qoftë ky edhe “i ngarkuari me punë i një ambasade”.

Në shtetet dhe shoqëritë normale kjo gjë nuk ndodh, nuk ka shans të ndodhë, por edhe nëse bën vaki të ndodhë, si në këtë rast, nuk mund të kalojë pa reagime përkatëse nga opinioni publik dhe veçanërisht nga intelektualët.

Në reagimin e tij me shkrim, Bujar Nishani e akuzon Visar Zhitin se gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në Burgun e Spaçit, në vitet 1982-1983, paskësh qenë“bashkëpunëtor i administratës në procese të ridënimit të të burgosurve në atë burg”, kurse akuzën e tij e bazon në mesazhin që paska marrë nga një ish-i përndjekur politik!

E çfarë dëshmie është kjo? Si ka mundësi që shefi i shtetit ta marrë si të mirëqenë deklaratën e një njeriu anonim, madje pa e verifikuar fare në mënyrë institucionale? A s’i shkon mendja se kjo mund të jetë një shpifje? Njerëz që shpifin për t’ua bërë qejfin presidentëve ka plot ndër shqiptarë, e nuk mungojnë as ata që këtë e bëjnë për ndonjë inat personal apo edhe për pikë të qejfit.

Gjatë takimit që paskësh pasur me Visar Zhitin rreth dy vjet më parë, zoti Nishani si të ishte farë mjeku a psikiatri me nam, paskësh konstatuar tek ai “paqëndrueshmëri psikike” (!), prandaj edhe nuk e paskësh akredituar, duke shtuar se edhe procedura paskësh qenë “e parregullt”, ndonëse propozimi ka ardhur prej aty prej nga duhet të vijë: nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ka edhe shumë arsye të tjera, morale, politike e shoqërore, që e bëjnë tejet problematik reagimin e zotit Nishani, por në fund po ndalemi edhe te një arsye thjesht njerëzore.

Si nuk ka pak ndjeshmëri njerëzore ky njeri, i cili duke qenë në krye të vendit do të duhej t’i bashkëndiente vuajtjet dhe pësimet e njerëzve e jo të sillet ndaj tyre me shpërfillje e brutalitet?! Nuk u mjaftua me faktin që nuk e akreditoi Visar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, por edhe e sulmon nga pozita që mban, edhe pas tragjedisë që pësuan ai dhe bashkëshortja e tij (humbja tragjike e djalit të vetëm në moshën 19-vjeçare), tragjedi kjo që u përjetua rëndë edhe nga miqtë e tyre të shumtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë, kudo ku jetojnë shqiptarë që ende nuk janë zhveshur nga ndjenjat njerëzore!

Ne që e njohim Visar Zhitin si njeri dhe krijues, që e njohim mirë karakterin e tij tejet njerëzor, por edhe atdhetarizmin e tij të dëshmuar, pa harruar as krijimtarinë e tij të gjerë letrare e artistike, para së cilës Bujar Nishani dhe Bujarët e tjerë do të duhej ta ndienin veten si buburrecë, nuk na mëdyshin fare sulmet dhe akuzat që i bëhen atij, por nuk mund të mos e ndiejmë veten të fyer e të mos revoltohemi nga ky veprim i paparë i Kryetarit të shtetit shqiptar, që s’mund të quhet ndryshe pos një skandal politik dhe bankrot moral.

Njeriu që sillet kësisoj (dhe kjo nuk ndodh për herë të parë), nuk meriton të qëndrojë as edhe një ditë të vetme në postin në të cilin është, tek e ka vënë ai që e dirigjon si një marionetë dhe që po e mban peng plot një çerek shekulli Shqipërinë e shkretë, njeriu  për të cilin dikur mbase edhe vetë miku im Visar Zhiti ka pasur iluzionin se është shpëtimtar i Shqipërisë: Sali Berisha.

*Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Ai merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Next Post
Çelet Panairi i Turizmit, Veliaj: Tirana është i gjithi një muze që ia vlen të eksplorohet

Çelet Panairi i Turizmit, Veliaj: Tirana është i gjithi një muze që ia vlen të eksplorohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

May 24, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Opozita tentoi të dëmtonte imazhin e vendit”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Shqipëria s’mbyll negociatat pa luftuar korrupsionin

May 24, 2026
Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

May 24, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Alkool, armë dhe… Si nata mes shokëve përfundoi me një plumb në kokë! Detaje nga incidenti

May 24, 2026
30 vite nga masakra zgjedhore e Berishës: Si i “fitoi” PD 131, nga 140  deputetë dhe gjakosja e opozitës

30 vite nga masakra zgjedhore e Berishës: Si i “fitoi” PD 131, nga 140 deputetë dhe gjakosja e opozitës

May 24, 2026
Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

May 24, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë

May 24, 2026
Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

May 24, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Berisha u rikonfirmua, Elezi: Brenda PD ka manipulatorë votash që duhen bërë shembull

May 24, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Gjysmë i (pa)rrezikshëm

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In