• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrimi i “New York Times”: Nick Muzin njoftoi Departamentin e Drejtësisë në SHBA mbi lobimin për llogari të PD-së

by Java News
03/02/2023 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Drejtësisë në SHBA është njoftuar për çështjen e lobimit në Partinë Demokratike nga vetë lobisti Nick Muzin, plot 11 ditë para se këtë ta bënte zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, siç thuhet në akt akuzën për të, fakt që nga opozita në Shqipëri konsiderohet si nisja e procesit të shkatërrimit të Partisë Demokratike me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Ka qenë gazeta më e madhe amerikane ‘New York Times’ e cila e sqaron qartë në shkrimin e sotëm duke vërtetuar edhe një herë se nuk ka qenë Qeveria shqiptare ajo që e ka raportuar këtë çështje e para dhe madje tanimë as njoftimin për Departamentin e Drejtësisë nuk e ka bërë i pari McGonigal më 25 nëntor 2017 pasi ka qenë vetë Nik Muzin që ka depozituar informacionin që më 11 nëntor 2017.

“Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Ducka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje ndaj Presidentit Donald J. Trump. Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin. Vetëm disa ditë përpara se z. McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, z. Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili ishte vendosur si mbështetës i zotit Trump”, ka shkruar New York Times.

Ndërkohë kujtojmë se Shqiptarja.com ka raportuar më parë se edhe opinioni publik shqiptar ishte njoftuar më herët për këtë çështje, më 22 nëntor 2017, nga një shkrim i botuar nga BIRN në Shqipëri me titull: “Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’”. Në shkrim jepet qartë emri i Nick Muzin, çfarë përfaqësonte ky lobist si dhe transfertat e parave nga Partia Demokratike në llogaritë e tij. Në shkrim jepeshin detaje të thelluara të aferës, edhe të faktit se hidheshin dyshime të forta.

Pra për të bërë edhe një herë në mënyrë kronologjike se çfarë thuhet në akt-akuzën amerikane dhe çfarë ka ndodhur:

Në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.

Në akt-akuzë përmendet një tjetër moment, ai më 4 janar 2018, kur thuhet se “i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A (Agron Neza) në lidhje me lobistin amerikan, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBINY të nesërmen”. Po në aktakuzë thuhet se “më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A (Agron neza), dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte punonjësi në vartësi të tij. Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar”

Pra datat janë 25 nëntor 2017, 4 janar 2018 (më shumë se një muaj më vonë) dhe 22 janar 2018. Por në fakt para se të ndodhnin të gjitha këto, jo vetëm që në Tiranë BIRN e kishte njoftuar, por edhe 8 ditë para se ta botonte BIRN vetë Nick Muzin kishte njoftuar Departamentin e Drejtësisë në SHBA që më 14 nëntor 2017. Pra një tjetër fakt që rrëzon totalisht atë që pretendon opozita në Shqipëri se Rama “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, pra PD-në, duke e bërë dhe Berishën të kërcënojë se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa kjo Rama të ikë.

/s.f

 

Next Post
Big Brother VIP/ Deamishel ngel në gjeografi: Kosova kufizohet me Greqinë

Big Brother VIP/ Deamishel ngel në gjeografi: Kosova kufizohet me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In