• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrihet PKD e Mark Frrokut, bashkohet me partinë e Nard Ndokës

by A R
16/05/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e ish-deputetit Mark Frroku është shkrirë për t’u bashkuar me PDK-në e Nard Ndokës. lajmi u konfirmua nga kjo forcë nëpërmjet një njoftimi për mediat.

Në këtë mënyrë, sipas Ndokës, me lëvizjen e bërë PDK-ja do të ketë 3 deputetë në Kuvend, duke përfshirë këtu vetë Ndokën, Ferracakun dhe Eduard Ndocajn.

“Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokrate kanë rënë dakort në parim për bashkimin e dy partive parlamentare në një forcë të vetme politike nën siglën e PDK-së. Grupet e punës tashmë kanë përfunduar negociatat dhe pritet vendimarrja e përbashkët e dy forcave politike për legjitimimin e procesit të bashkimit. Tashmë alternativa demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë do të përfaqësohet me tre deputete” thuhet në njoftimin e PDK-së.

Dy grupet e punës kanë hartuar modalitetet e bashkimit të dy partive si dhe kanë ngarkuar përfaqësuesit e dy partive për të vazhduar negociatat edhe me partitë e tjera të spektrit demokristian, Partinë Aleanca Demokristiane të drejtuar nga Zef Bushati dhe Partinë Lidhja Demokristiane të drejtuar nga Mëhill Geci.

“Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokarte, që kanë marrëveshje politike për bashkëqeverisje me maxhorancën aktuale, konfirmojnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi në respekt të marrëveshjeve të nënshkruara. Deputetet Demokristianë do të unifikojnë qendrimet e tyre politike në mbështetje të reformave dhe mireqeverisjes se vendit. Partia Demokristiane e Shqipërisë, do të informojë për procesin e bashkimit dhe unifikimit të faktorit demokristian, Aleatët tanë politike në Shqipëri dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, Presidentin e Unionit Kristiandemokrat Europian, z. Pier Ferdinando Casini dhe CDU-në gjermane të Kancelares Merkel, si dhe zotin Fleckenstein, raportuesin në Parlamentin Europian, si një mik të Shqipërisë dhe të Demokristianëve”, vijon më tej njoftimi i demokristianëve./a.m.

Next Post

Fotot/ E kush do ta kuptonte se bëhet fjalë për lodra seksi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In