• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë 10, i bashkohet PS-së/ Veliaj: Mirë se erdhët, dera është e hapur për të gjithë

by Java News
02/04/2021 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar me ish anëtarët e LSI-së, mes të cilëve edhe Taulant Kalo, ish drejtuesi i degës së LSI në këtë njësi, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u shprehu mirë se ardhjen në familjen socialiste dhe nënvizoi se dera është e hapur edhe për shumë të tjerë.

Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, deklaroi se PS është një familje e madhe, që nuk diskriminon askënd. “E vlerësoj shumë këtë bashkim, më mirë vonë se kurrë, por ajo që ju premtoj është se PS-ja do të jetë një derë e hapur dhe një familje që nuk diskriminon. Në PS nuk të thotë askush kush je ti e kush jam unë sepse ne të gjithë, në një moment të jetës sonë kemi bërë eksperimentet tona. Rëndësi ka që e kuptuam se ajo që na bashkon është shumë më e rëndësishme dhe më e madhe se ato që na ndajnë. Interesi i familjes sonë të madhe është më i rëndësishëm, është më i madh se interesi i një familje të vogël, ku partinë e merr një herë burri e një herë gruaja, pastaj burri ia lë gruas, pastaj gruaja ia kthen prapë burrit. Nuk kemi kohë për të humbur! Shprehja ‘bashkimi bën fuqinë’ të vlejë edhe për Njësinë 10, ashtu siç jemi bashkuar me shokë e kolegë të tjerë”, nënvizoi Veliaj.

Ai kujtoi se javët e fundit PS-së në Tiranë i janë ribashkuar shumë figura të tjera. “Na është bashkuar Elez Gjoza në Njësinë 2, Gent Arapi në Njësinë 11, po ashtu edhe në Zall-Herr, në Farkë, në Vaqarr. Na janë bashkuar shumë miq dhe kolegë të komunitetit çam, kur panë se partia e tyre bëri pakt me Dulen dhe u kuptua se i gjithë sherri paska qenë artificial, qenka bërë për një karrige, pra qenka pazar, sherr për plaçkë, jo për parime. Por, unë besoj se ka ardhur koha të mendojmë për familjet tona, jo për partitë që na përçajnë. E kemi kuptuar se familja jonë është më e rëndësishme se sa tekat e këtyre që i kanë lidhur punët me Anglinë dhe Hollandën, e madje as nuk votojnë këtu”, kujtoi Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, u shpreh se të gjithë e dinë kush është Lulzim Basha sepse qytetarët e mbajnë mend që s’nguli një gozhdë kur ishte kryetar bashkie. “Kandidon për kryeministër një njeri që del nga shtëpia pa kartë identiteti, kurse e shoqja nuk voton fare sepse ka pashaportë të huaj. Nuk kemi ç’të presim nga këta njerëz, i kemi provuar disa herë. Ne e provuam edhe Saliun, edhe Ilirin, edhe Monikën, edhe Lulin në bashki, i ngeci sahati dhe trami s’erdhi kurrë. E provuam edhe në ministri të rendit, ku u vranë 4 vetë me plumba në mish m’u në mes të rrugës, për bllokun e Ilir Metës. E provuam edhe te “Rruga e Kombit” ku humbën 300 milionë euro dhe ai thoshte nuk vij se jam sëmurë me diarre, 3 vjet raport”, deklaroi Veliaj.
g.kosovari
Next Post
“Vlora, histori suksesi”/ Laura Ferati kandidon për PS: E vetmja forcë që besimit i përgjigjet me punë

"Vlora, histori suksesi"/ Laura Ferati kandidon për PS: E vetmja forcë që besimit i përgjigjet me punë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Kane shkuar nga muti,te kaka te njejtit jane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com