• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkrihen” akujt/ Greqia kërkon ndihmën e Turqisë, kryediplomatët e dy vendeve bisedë telefonike mbi fluksin e emigrantëve

by Java News
07/06/2023 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit të lartë me Qeverinë e re në Turqi, në përpjekje për t’iu kundërvënë rritjes së kalimeve të migrantëve nëpër lumin që ndan dy shtetet.

Ministri grek i Mbrojtjes, Alkiviades Stephanis, të mërkurën zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Yasar Guler, thanë zyrtarët në Athinë. Kjo bisedë u zhvillua një ditë pasi kryediplomatët e të dyja shteteve po ashtu zhvilluan bisedime.

Guler dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së re turke u emëruan pas rizgjedhjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Patrullimet përgjatë lumit Evros në anën greke të kufirit janë intensifikuar, pasi së fundmi ka rënë niveli i ujit, gjë që mundëson kalimin më të lumit nga migrantët.Të dyja shtetet anëtare të NATO-s kanë një sërë mospajtimesh të kamotshme, përfshirë edhe mosmarrëveshjet për kufijtë detarë në lindje të Mesdheut dhe për përpjekjet për të ulur migrimin ilegal për në Bashkimin Evropian.

Në të kaluarën, Greqia kishte akuzuar Turqinë për “instrumentalizimin” e migrimit, për të përfituar koncesione nga BE-ja, por zyrtarët në të dyja kryeqytetet muajve të fundit kanë pasur tone më pajtuese.

 

 

Haralambos Lalousis, ministri grek për Rend, tha se ai nuk beson se Turqia qëndron prapa rritjes së fundit të kalimit ilegal të migrantëve.

“Jo, nuk mendoj se është Turqia”, tha Lalousis të martën, para se të niste vizitën në zonat kufitare.

Lalousis, që ka qenë komandant i ushtrisë greke dhe komandant i forcave të vendosura në rajonin kufitar, tha se ushtria po ndihmon policinë në patrullimin përgjatë kufirit./REL

Next Post
VIDEO/ Momenti kur arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës, në Greqi!

VIDEO/ Momenti kur arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës, në Greqi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com