• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrihen akujt, dalin toka të reja që nuk dukeshin prej 40 mijë vjetësh

by Java News
30/01/2019 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akullnajat në arktikun kanadez kanë shkrirë aq shumë akuj sa që janë zbuluar toka që kanë qëndruar të fshehura për të paktën 40 mijë vitet e fundit – thonë kërkuesit. Por nuk mbaron me kaq; Arktiku, mund të jetë duke përjetuar shekullin më të ngrohtë në histori, të paktën në 115 mijë vitet e fundit, thuhet në studimin e publikuar këtë muaj në revistën “Nature Communications”.

Nuk është thjeshtë një koincidencë – thotë kërkuesi i universitetit të Kolorados, Simon Pendelton, autor kryesor I studimit. “Këto panorama antike, po zbulohen në një rajon të gjerë gjeogradik në ishullin Baffin”. Për këtë studim, shkencëtarët kanë marrë 48 myshqe dhe likene, që janë gjetur në vendet ku kanë mbetur të ngrira nga akulli që po zgjerohej mijëra vite më parë.

Kërkuesit zbuluan se pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar nën akull për të paktën 40 mijë vjet. Bimët u gjetën në dhe përreth ishullit Peni Ajs Kap, në lartësi të ndryshme. Panorama e ekspozuar së fundmi, kryesisht në mes të fjordeve, dominohet nga shkëmbinj dhe vegjetacion tundra.

Edhe pse janë të lashta, bimët e mbledhura janë të të njëjtit lloj me ato që jetojnë ende sot dhe rriten në zonë. Zbulimet mbi moshën e bimëve, kombinuar me të dhënat e temperaturave, sugjerojnë se ky është shekulli më i nxehtë në rajon në rreth 115 mijë vjet – thonë shkencëtarët dhe sipas tyre, këto trende do të vazhdojnë deri sa akulli të zhduket në zonë.

/a.meta

Next Post
Roma në prag katastrofe mjedisore, mbulohet nga plehrat

Roma në prag katastrofe mjedisore, mbulohet nga plehrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In