• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkresat e Kuvendit për arrestimin e Berishës shkojnë në SPAK, kreu i Foltores mbledh kryesinë

by Java News
21/12/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Kuvendi i dërgoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK) shkresën me  vendimin e marrë në seancën e sotme parlamentare për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit lajmëron se në orën 18:30 do mbledhë Kryesinë.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet, por në fokus mund të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndjekë opozita në aksionin që ka ndërmarrë që prej rreth 2 muajsh.

Kujtojmë se sot, mes kaosit në sallën e Kuvendit dhe protestat jashtë, mazhoranca miratoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, procedurë që i hap rrugë arrestimit të tij.

Ish-kryeministri e cilësoi vendimatikushtetues, ndërsa paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë.

Rreth dy orë pas votimit në seancën plenare, vendimi që mban firmën e Lindita Nikollës u dërgua në SPAK.

“Bashkëlidhur ju dërgojmë: Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, thuhet në dokumentin e dërguar në SPAK.

“KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim./m.j

Next Post
Paralajmërimi i Vokshit: Berishën mund ta arrestojnë, por ‘berishizmin’ nuk e arrestojnë dot. Do vijojë të drejtojë…!

Paralajmërimi i Vokshit: Berishën mund ta arrestojnë, por ‘berishizmin’ nuk e arrestojnë dot. Do vijojë të drejtojë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com