• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHKRESA/ Veliaj largoi Ristanin, PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranë, ngre 10 pyetje dhe kërkon shpjegime

by A. Q
31/08/2026 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës sqarime zyrtare mbi drejtimin e bashkisë pas raportimeve për shkarkimin e dytë të Anuela Ristanit nga detyra.

Zhulali kërkon të bëhet publike shkresa e shkarkimit, të përcaktohet kush e drejton aktualisht bashkinë dhe kush ka autoritetin për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative. Ajo kërkon gjithashtu sqarime nëse firma e Erion Veliajt njihet ende si vullnet legjitim vendimmarrës.

Në kërkesën e saj, Zhulali ngre edhe shqetësimin për krizën e paralajmëruar në transportin publik dhe kërkon informacion mbi arsyet e vështirësive financiare të operatorëve, negociatat e bashkisë dhe masat për të shmangur reduktimin e autobusëve.

Në përfundim, këshilltarja e PD-së kërkon thirrjen e një seance urgjente të Këshillit Bashkiak, përgjigje me shkrim për të gjitha çështjet dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit zyrtar përkatës.

Reagimi i plotë i Ilda Zhulalit:

“E nderuar Zj. Kryetare,

  1. Përmes medias jam njohur me lajmin se Erion Veliaj, aktualisht në gjendje paraburgimi, ka shkarkuar për herë të dytë brenda pak muajsh znj. Anuela Ristani nga funksioni i kryetares së komanduar/ushtruese të detyrës së Bashkisë Tiranë. Ky lajm ka krijuar pasiguri të plotë ligjore dhe publike mbi drejtimin aktual të Bashkisë Tiranë, dhe kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar përpara Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës.

Në këtë kuadër, kërkoj të informohem zyrtarisht dhe në mënyrë shterruese mbi sa vijon:

  1. Njohjen me shkresën zyrtare përmes së cilës është kryer ky shkarkim i dytë, dhe kohën kur është firmosur dhe protokolluar ajo?
  2. Kush ushtron aktualisht, në mënyrë të ligjshme dhe zyrtare, funksionin e kryetarit/es të Bashkisë Tiranë, apo të ushtruesit/es të detyrës, pas lajmit të shkarkimit të znj. Anuela Ristani?
  3. Kush ka aktualisht autoritetin institucional për të negociuar, vendosur dhe firmosur në emër të Bashkisë Tiranë, përfshirë kontrata, marrëveshje financiare, akte administrative dhe vendime me efekt mbi buxhetin e bashkisë?
  4. A ekziston sot një zinxhir i qartë dhe i pandërprerë komandimi institucional brenda Bashkisë Tiranë, dhe nëse po, kërkoj të na vihet në dispozicion dokumentacioni zyrtar përkatës?
  5. Cilat masa janë marrë apo parashikohet të merren për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit normal institucional të bashkisë, në kushtet e kësaj paqëndrueshmërie drejtuese?

6.A njihet zyrtarisht prej Bashkisë Tiranë firma e Erion Veliaj si vullnet legjitim vendimmarrës?

Kujtoj se një situatë e ngjashme u krijua disa muaj më herët, kur u shkarkua znj.Ristani dhe në vend të saj u emërua znj.Goxhaj, për të cilën nuk pati asnjëherë një përgjigje zyrtare!!

  1. Paralelisht, përmes medias jam njohur me paralajmërimin e Shoqatës Kombëtare te Transportit Qytetas dhe Shoqatës se Transportit Urban dhe Interurban, datë 11 gusht 2026, mbi rrezikun e reduktimit të kapaciteteve të flotës së transportit publik.

Duke patur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtij shërbimi për jetën e përditshme të banorëve të Tiranës, si dhe personave të tjerë (vendas apo të huaj) që përdorin transportin publik, kërkoj sqarime zyrtare mbi sa vijon:

  1. Cilat janë arsyet konkrete të krizës financiare të operatorëve të transportit publik urban?
  2. Kush është aktualisht, në emër të Bashkisë Tiranë, në kontakt dhe/ose negociata me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatën e Transportit Urban dhe Interurban, dhe me institucionet qendrore përgjegjëse?
  3. Cilat masa konkrete po ndërmerren nga Bashkia Tiranë për të parandaluar reduktimin e numrit të autobusëve në qarkullim dhe për të garantuar vijimësinë normale të shërbimit të transportit publik?
  4. A është realizuar ndonjë komunikim zyrtar deri më sot mbi këtë çështje, dhe nëse po, kërkoj kopje të korrespondencës përkatëse.

Në bazë të sa më sipër, kërkoj:

  1. Thirrjen e një seance urgjente/të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak Tiranë, me rend të ditës situatën e drejtimit të Bashkisë Tiranë dhe krizën e paralajmëruar të transportit publik urban.
  2. Përgjigje zyrtare me shkrim ndaj çdo pike të ngritur, brenda afateve të parashikuara nga ligji dhe rregullorja e Këshillit Bashkiak.
  3. Vënien në dispozicion të çdo dokumentacioni zyrtar mbështetës, përfshirë akte administrative, korrespondencë institucionale dhe informacion financiar përkatës.

Qytetarët dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës kanë të drejtën ligjore dhe legjitime të dinë se kush drejton institucionin që administron buxhetin dhe shërbimet e kryeqytetit, dhe të kenë siguri se vazhdimësia e shërbimeve publike thelbësore, si transporti urban, nuk rrezikohet nga kaosi institucional.

Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë, duke ju falënderuar,

Ilda Zhulali

Këshilltare

Nënkryetare e Grupit

Partia Demokratike”.

Next Post
Pothuajse e kryer, lamtumira e Enzo Fernandez shumë afër! Mesfushori argjentinas arrin akordin me Manchester City

Orët e fundit të merkatos, Chelsea hedh sytë nga Italia, kërkon ta zëvendësojë Enzo Fernandez me mesfushorin e Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

October 20, 2026
Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com