• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkresa/ Veliaj: Do shemb katin pa leje tek pallati i Lulzim Bashës!

by Java News
21/12/2018 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë. Veliaj tha se Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi Kryetar Bashkie i Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13.

“Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Pë rata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar”, deklaroi Veliaj.

Por, më qesharakja është se ish-kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar as taksat e bashkisë. Sikurse e shihni edhe nga ky vërtetim, kreu i partisë më të madhe opozitare nuk ka zbatuar ligjin duke mos paguar taksat që çdo qytetar i thjeshtë e bën. “Ju do
thoni, mirë që i dha leje vetes së vet, po të paktën ka paguar taksën. Vërtetimi i taksave të bashkisë: Vërtetojmë se subjekti e ka likuiduar taksën e ndikimit në infrastrukturë në vlerën 171 820 lekë, por kjo pagesë është rimbursuar nga teprica kreditore
e vitit 2013. Pra Tatim-taksat e Tiranës thonë që kemi pasur tepricë nga viti i parë, dhe me lekët e tepricës është paguar taksa e Lulit. S’paguan taksën e bashkisë së vet, e lejes së ndërtimit të vetes së vet. Dhe thotë ja kam marrë firmës nga teprica debitore,
për 171 mijë lekë. A ke turp? A ke karakter? A ke fytyrë?”, deklaroi Veliaj. Mandej, ai publikoi edhe planimetrinë nga lart të katit shtesë që Basha ia dha vetes.

“Sikurse e shihni edhe nga kjo planimetri, Basha i ka shtuar vetes katër dhoma shtesë në shkelje flagrante me ligjin. Shikoni pak si është pallati origjinal dhe dua të falënderoj banorët që na e denoncuan se bashkia mund të ruajë territorin në tokë, por se çfarë ndodh në kat të 12 dhe 13 jo vetëm i ka dhënë leje vetes por ka ndërtuar pa leje në katër
cepa të ndërtesës në majë. Shikoni pamjen. Katër struktura pa leje. Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje. E kuptoni pse PD sa gjen një grup pa leje i thotë hajde protestojmë se kryepula do të ruaj vezët e veta”, nënvizoi Veliaj./a.meta

Next Post
“Po Basha kur do të dorëzohet te drejtësia si Agron Xhafaj?”

“Të prekësh m*tin bëhesh pis”, Basha kërkon ndjesë për fjalorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

September 20, 2026
Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com