• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkresa / Ministria e Financave ishte kundër Tatimeve për konçesionin e TVSH

by Lorenc Vangjeli
21/01/2016 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti për dhënien e administrimit të TVSH me koncesion ka rreth dy vite që është penguar nga Ministria e Financave. Si një propozim i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Ekonomisë administrimi ne këtë formë i TVSH-së nuk ka qenë i mirëpritur nga Ministria e Financave .

Në një memo të posaçme grupi i punës në ministrinë e Financave për koncesionin në fjalë thuhet se, praktikisht subjekti privat do të ushtrojë një funksion (mbledhjen dhe administrimin e TVSH-së), që nuk i takon me ligjin për procedurat tatimore.

“Kjo formë nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegim i autoritetit publik për sa i përket tatimeve te privati vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha për sa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues. Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit” thuhet në memon e Ministrisë së Financave pwr koncesionin ne fjale, të cilën e disponon Monitor.

Grupi i punës në Ministrinë e Financave ka argumentuar se, koncesioni duhet miratuar me ligj, pasi neni 155 i Kushtetutës kërkon që përjashtimi nga taksa, etj, të bëhet me ligj.

Shkresa paralajmëron që duke qenë se praktika kërkon që ky koncesion të miratohet me ligj, kjo e ve dhe vetë shtetin në pozitë delikate edhe në rastet kur dhënia e koncesioneve është miratuar me praktika të këqija etj.

Në përfundim, vlerësohet se sistemi i propozuar bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe me tiparet kryesore ligjore të tij propozon zgjidhje jo të përshtatshme.

Monitor e botoi shkresën ne shtator të 2015 kur koncesioni i TVSH ishte ende një ide dhe që konsiderohej mjaft utopik nga grupet e interesit (http://www.monitor.al/tvsh-me-koncesion-ja-shkresa-me-argumentet-kunder-te-ardhurat-20-30-milione-euro-ne-vit/).

Qeveria e shpalli zyrtarisht dje dhënien e administrimit të TVSH me koncesion të formës Partneritet- Publik Privat. Zv ministria e Financave Irena Beqiraj ka shpjeguar se koncesioni do të jepet me garë të hapur dhe ka qellim përmirësimin e procedurës se mbledhjes së tatimit.

Ajo pohoi se ka një propozim të pakërkuar nga kompania MPOS, por do të hapet tender, i cili do të shpallet në Financial Times. Koncesioni do të jepet për një periudhë dhjetë vjeçare. investimi i projektit është 9.57 mln euro ndërsa u bë e ditur se kosto e operimit do të jetë 8.2 mln euro. Në 10 vjet llogaritet një kosto totale prej 91 milionë euro. Monitor

111 222 333

Next Post

21-janari/ Balla: Berisha i vrau dhe fshehu provat, por do të shkojë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com