Disa orë pas zjarrit të rënë në barakat e pjesëtarëve të komunitetit rom që ndodhen në zonën e Shkozës në Tiranë, janë regjistruar përplasje mes disa personave dhe policisë së shtetit.
Gjithçka ka nisur pasi romët kanë tentuar të strehohen me forcë te banesat sociale, pasi sipas tyre nuk kanë vend se ku të shkojnë pas djegies së banesave të improvizuara.
Pasi janë penguar nga policia, ata kanë nisur të dhunojnë ambjentet e pallateve, duke dëmtuar fasadat e tyre.
Ata kanë goditur me gur dhe mjete të forta xhamat e pallateve duke i dëmtuar disa prej tyre.
Barakat e tyre të dëmtuara nga zjarri ndodhen vetëm 50 metër larg pallateve.