• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkon për vizitë në shtëpinë e mikut, i vendosin tritol makinës luksoze

by Java News
10/12/2017 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një makine i është vendosur lëndë plasëse mbrëmjen e të premtes në Dibër. Burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër bënë të ditur se rreth orës 20:15, në sallën operative, ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Pjeçë është dëgjuar një shpërthim.

Efektivët e Policisë mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në këtë fshat, që i përket njësisë Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit me inicialet Z.S., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. “Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Y.T”, thanë zyrtarë të Policisë Peshkopi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë pasi nuk është ende e qartë nëse autorët kanë pasur si objektiv banesën e shtetasit Z.S., apo automjetin e mikut të tij Y.T. Ky i fundit, sipas Policisë, kishte shkuar si mik në banesën ku ndodhi ngjarja, por makina e tij “BMW X5” pësoi dëmtime. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se sasia e lëndës plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, nuk ka qenë e madhe, çka dyshohet se autorët kanë pasur qëllim të japin një mesazh. Por blutë janë ende të paqartë nëse objektivi ka qenë i zoti i shtëpisë apo pronari i makinës, pasi ky i fundit ndodhej si mik në fshat.

Nuk konfirmohet që asnjëri prej tyre të ketë konflikte apo probleme me ligjin, çka ia ka vështirësuar punën grupit të hetimit. Mësohet se janë marrë në pyetje të dy personat, por ata kanë ngritur supet dhe nuk kanë dhënë një emër konkret si të dyshuar, për faktin se sipas tyre ata nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë. “Po hetojmë ndonjë konflikt të mundshëm të të zotit të shtëpisë apo edhe ndaj pronarit të automjetit. Deri më tani ata nuk rezultojnë persona me precedentë dhe as që të kenë konflikte me persona të tjerë”, bëri të ditur Policia, e cila tashmë po punon për identifikimin e autorëve. paraprakisht blutë shoqëruan disa të dyshuar, të rinj në zonë, por pasi janë marrë në pyetje, ata u lanë të lirë.

Next Post
FOTOT/ Shembet masivi shkëmbor, bllokohet autostrada e Elbasanit

Rruga Elbasan-Tiranë vijon të jetë e bllokuar, drejtori i ARRSH: Nuk dihet kur hapet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In