Një prift është vënë në pranga në Itali, pasi tentoi të fuste në burg 9 celularë. Mediat italiane shkruajnë se prifti shkoi në burgun e Carinola-s, në Caserta, për të mbajtur meshën e së dielës për të burgosurit, po u ndalua nga policia e burgut.
Prifti kishte fshehur 9 celularë në disa qese duhani. Sipas sindikatës së Policisë së Burgjeve, ka nisur menjëherë një hetim gjyqësor në lidhje me këtë ngjarje. Së bashku me celularët, oficerët e burgut i gjetën priftit edhe një ushqyes baterish, si dhe USB.
Në burgun e Carinola-s vuajnë dënimin rreth 500 të burgosur.
g.kosovari