Një 24 vjeçare nga Elbasani ka shkuar këtë fundjavë me pushime në Himarë, por diçka e pakëndshshme i ka ndodhur. Policia bën me dije se të resë me iniciale D.M.,i kanë vjedhur sendet personale, një sasi lekësh dhe një celular. Ndërsa vajza fajëson shërbimin e hotelit, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.05.2018, në Himarë, në një hotel, në dhomë, shtetases D.M., vjeçe 24, banuese në Elbasan, i kanë vjedhur sendet personale, një sasi lekësh dhe një celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.
ma.me










