• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkon në gjykatë dosja e Alket Hatisë për ekstradim në Itali

by Java News
23/09/2017 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga dita e premte, prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjykatën e rrethit kërkesën për ekstradimin në Itali të Alket Hatisë. Për këtë ngjarje dy ditë më parë, gazeta ”Shqiptarja.com” publikoi vendimin e gjykatës së Apelit të Milanos, që ka dënuar Hatinë me 20 vite burgim si dhe kërkesën e autoriteteve të drejtësisë italiane që kërkojnë ekstradimin e Hatisë.

Tashmë cështja i ka kaluar për gjykim gjykatës së Durrësit, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e akuzës. Alket Hatija u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të një dënimi me 20 vjet burg, të dhënë në shtator 2016 nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” për qëllime ekstradimi përballë gjykatës, por gjyqtari Petraq Çurri urdhëroi lirimin e Hatisë me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria apeloi vendimin dhe theksoi se me argumentin për Alket Hatinë, gjyqtari Çurri kishte bërë “ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”.

Vendimi i lirimit shkaktoi revoltë edhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku ministri Gazmend Bardhi kërkoi procedim disiplinor dhe inspektoriati i KLD-së e miratoi këtë kërkesë.

Në seancën e masës së sigurisë, të zhvilluar në Gjykatën e Apelit të Durrësit, Prokuroria paraqiti si provë edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese të “arrestit me burg” për qëllime ekstradimi për Alket Hatinë. Megjithatë, largimi dhe fshehja e të kërkuarit e ka vështirësuar punën për kapjen e tij.

Next Post
Prangoset N/Komisar Shpëtim Kripa, spiunonte kolegët te trafikantët e drogës

Bosët shqiptarë dhe ndërmjetësuesit kosovarë e turq, ja si funksiononte trafiku i heroinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com