Bilanci për megabombën amerikane që goditi pozicionet e grupit të Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit është trefishuar me të paktën 90 të vrarë mes xhihadistëve, gjithmonë nën shënjestër nga vazhdimi i operacioneve të spastrimit.
Bilanci paraprak bënte fjalë për 36 të vdekur mes anëtarëve të Shtetit Islamik, një rrjet shpellash dhe tunelesh të të cilit u godit në provincën Nangarhar nga arma më e fuqishme konvecionale e ushtrisë amerikane.
Forcat afgane të mbështetura nga amerikanët vazhdojnë operacionet e spastrimit në rajon, bastion i Shtetit Islamik në vend.
Është hera e parë që kjo bombë, jashtë normave prej rreth 11 tonësh, GBU-4/B3 e quajtur ‘nëna e të gjitha bombave’, është përdorur./a.m.