Shkon në 86 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka deklaruar se shtatë persona të tjerë kanë rezultuar së fundmi pozitivë, në testimet e bëra për koronavirus.
Mes të infektuarve është edhe një mjeke.
“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Pak ditë më parë në Kosovë u shënua edhe viktima e parë nga COVID-19.
g.kosovari