Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar ne 842 persona, me 10 raste te reja.
Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
Ky numër del nga 275 testime të kryera në orët e fundit, prej tyre 3 në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.
Aktualisht të shtruar në spital janë 38 persona, prej tyre 7 në terapi intensive.
g.kosovari











