Shkon në 51 numri i të prekurve nga fruthi në vend. Në një përditësim të fundit nga ISHP vërehet se kemi një rritje me 10 raste në krahasim me një javë më parë, ku numri i të prekurve ishte 41.
Grupmosha më e prekur është ajo e fëmijëve nën 2 vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve me fruth, është e përqendruar në Tiranë. ISHP vijon thirrjet për vaksinimin e fëmijëve por edhe të rriturve që nuk e kanë bërë vaksinën, pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar Fruthin.
/a.meta