• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkon në 17 numri i të prekurve nga fruthi, mjekët: Bëni vaksinën

by Java News
25/01/2024 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë të rriten rastet me fruth në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se deri tani janë konfirmuar 17 raste me fruth, 4 prej të cilëve me lidhje epidemiologjike dhe shenja klinike.

Sëmundja e fruthit nëse nuk kapet në kohë dhe shenjat klinike zgjasin për një periudhë të gjatë  mund të shkaktojë probleme me mushkëritë, trurin, pezmatime të veshit dhe në raste të rralla mund të të marrë edhe jetën.

Për të shmangur problemet me fruthin dhe ndërprerjen e zinxhirit të infektimeve bluzat e bardha rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve 1 dhe 5 vjeç, si dhe të lindurit e viteve 1980-1990, pasi një i prekur mund të infektojë 15-20 persona.

Arda Gjermeni, pediatre: Duke qenë se jemi në periudhë virozash kemi patur shumë vizorza të rrugëve të sipërme respiratore të cilat mund të fillojnë me temperaturë të lartë. Është e vështirë të dallohet a është fruth apo jo duke qenë se fillimisht ka temperaturë dhe skuqje sysh dhe kollë dhe prindërit mund ta dallojnë vetë vetëm kur fillon shfaqja në lëkurë. Dhe në këtë fazë e ka transmetuar tek fëmijët e tjerë.

Në të gjitha instancat shëndetësore janë ngritur grupe pune të cilët po verifikojnë në kopshte dhe çerdhe fëmijët që nuk kanë kryer vaksinën.

Jonida Diko, mjeke: Po evidentohen fëmijët e grupmoshës 1-5 vjeç të cilët për arsye të ndryshme nuk e kanë kryer vaksinën e fruthit. Këto ditë nga lajmërimi i grupeve të punës janë paraqitur një numër shumë i madh për të kryer vaksinën e prapambetur.

Vaksina e fruthit është e detyrueshme për fëmijët dhe ajo kryhet në moshën 1 dhe 5-vjeçare. Frika se kjo vaksinë shkakton autizëm vazhdon ende në popullatë, edhe pse shkencërisht nuk ka asnjë lidhje mes kësaj vaksine dhe sëmundjes.

/f.s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In