Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 79-vjeçar që ishte në trajtim në spitalin Infektiv në Tiranë.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /e.s/











