• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë/ Gruaja e shtruar që në 25 mars

by Java News
16/04/2020 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkon ne 10 numri i viktimave nga koronavirusi ne Kosove. Një grua 73-vjeçare nga Peja ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ajo ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte duke u trajtuar nga data 25 mars në këtë Klinikë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se M.B, krahas koronavirusit ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 10 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.

QKUK, njoftoi mëngjesin e sotëm se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 63 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Prej tyre, 50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste ishin në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.​

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve jo më vonë se data 30 prill.

g.kosovari

Next Post
“Sot nis një javë e re e luftës”, Balla publikon videon dhe jep një mesazh: Ata që shajnë e mallkojnë do t’i…

Ripërsëritje e “Babales”/ Balla i përgjigjet kritikëve: Ndryshimet në Kodin Penal kanë në thelb mbrojtjen e jetës së njerëzve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com