• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkollës “Kosova” i shtohen terrenet sportive, Veliaj: Ia rikthyem oborrin e zaptuar!

by A R
18/08/2021 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e rindërtuar “Kosova” është jo vetëm një nga institucionet më moderne dhe më të bukura në Tiranë, por ajo është plotësuar edhe me terrene sportive të jashtme, pas lirimit që Bashkia e Tiranës I ka bërë së fundmi hapësirave të zaptuara.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë e ekipeve Galaktik King – Tirana Basket në fushat e reja sportive, prej ku theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për nxënësit e shkollës dhe komunitetin e zonës.

“Në fillim u zhdukën pishat, u prenë gjithë pemët, pastaj u zhduk palestra dhe u zaptua në një ndërtim pa leje, mandej u zaptua oborri dhe në fund, e dogjën shkollën për ta bërë pallat. Kur isha nxënës thoja: A do vijë dita që të rikthejmë gjërat publike tek publiku? Privati le të bëjë kulla në toka private, të bëjë ç’të dojë në pronën e tij, por jo tek prona e shtetit. Ndaj, jam shumë i lumtur që kemi hapur shkollën e re edhe premtimin që bëri kryeministri, që edhe oborrin t’ia rikthejmë shkollës, tani e kemi bërë realitet dhe kemi një fushë basketbolli edhe tek shkolla “Kosova””, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se është detyrë e çdo brezi për të krijuar më shumë hapësira dhe kushte më të mira për ata që vijnë pas. “Unë kam luajtur basketboll me ekipin e “Sami Frashërit”, kryeministri gjithashtu ka luajtur basketboll me Kombëtaren. Vjen një ditë që t’i fillon si lojtar basketbolli, pastaj përfundon kryetar bashkie ose kryeministër. Kjo do të thotë se një ditë do të vijë radha juaj. Pyetja është: kur të rriteni e do të bëheni ju kryetar bashkie apo kryeministër, do i mbani mend kujtimet e fëmijërisë? Dhe në qoftë se sot po e shijojmë këtë fushë, kur të rriteni dhe vendin ta drejtoni ju, a do bëni edhe më shumë fusha, të lironi më shumë vende të zaptuara, do krijoni më shumë hapësira për fëmijët pas jush? Nëse secili brez e lë më mirë për brezin tjetër, do të thotë se e kemi bërë detyrën”, deklaroi ai.

Krijimi i terreneve të reja, të cilat mund të shfrytëzohen nga banorët e zonës gjatë pasditeve dhe në fundjavë, ka zgjuar interesin e të rinjve për t’u regjistruar në ekipe sportive.

“Ne kemi rreth 68 shoqata që kanë marrë nga një fushë, ose nga një palestër. Më vjen mirë që për herë të parë po futen njerëzit mik për të regjistruar dikë në basketboll ose volejboll. Më përpara futeshin mik për parti, për çudira, dhe tani fakti që ka ardhur dita që të futen mik për një nga klubet tona në basketboll, në volejboll, në futboll, në kalçeto, në të gjitha këto terrene që kemi krijuar në të gjithë territorin e Tiranës, është një lajm i mirë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Në një kohë që Tirana vijon përgatitjet si Kryeqyteti Europian i Rinisë në vitin 2022, Veliaj deklaroi se vitin e ardhshëm do të organizohen mbi 1000 aktivitete.

Next Post
Diplomatët kinezë dhe amerikanë shkëmbejnë mendime mbi Afganistanin

Diplomatët kinezë dhe amerikanë shkëmbejnë mendime mbi Afganistanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In