Shkollave në Britaninë e Madhe iu është kërkuar të mos pranojnë regjistrimin e fëmijëve që nuk kanë kryer vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Katër mjekë të përgjithshëm në Londër, përmes një letre drejtuar sekretarit të Shëndetit Matt Hancock dhe atij të Arsimit Gavin Ëilliamson, kanë kërkuar për marrjen e masave urgjente. Kërkesa vjen pasi OBSH e hoqi Britaninë e Madhe nga lista e vendeve të parrezikuara nga fruthi. Në këtë listë bënte pjesë edhe Shqipëria.
“Prindërit duhet të provojnë se fëmijët e tyre kanë bërë vaksinat e nevojshme në mënyrë që të regjistrohen në shkolla”, thuhet në letrën e doktorëve.
Muajin e kaluar kryeministri Boris Johnson premtoi ndalimin e informacioneve false lidhur me pasojat negative të vaksinimit. /l.m