• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkollat për ibret, nga jashtë me bojë pink, brenda pa të mbathura”/ Deputeti i Lushnjës: Studentët s’kanë lekë as për një sufllaqe

by Java News
27/01/2022 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në Kuvend, teksa denoncoi gjendjen në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë.

Sipas Korreshit ambientet e shkollave nuk kanë ngrohje të brendshme, ndërkohë që shtoi ndër të tjera se studentët nuk kanë mundësi të paguajnë konviktet duke shtuar se Shqipëria nuk ofron asgjë për ta.

“Do kërkojmë një borxh tjetër. Ta kemi edhe këtë 20 milionë eurosh se na duhet. Unë flas si ish-student dhe ish-pedagog. Bëj diferencën si janë kushtet në konvikte jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri personat që s’kanë mundësi financiare nuk paguajnë dot as shtëpinë e studentit.

Nuk bëjmë asgjë prodhojmë vetëm marrje borxhesh. Sot studentët shqiptare ngordhin së ftohti, auditoret janë kallkan. Ne në mbledhjet e Kuvendit nuk kemi mundur të ngrohemi të gjithë, jo më të imagjinojmë si janë auditoret. Pse sot auditoret janë bosh? Sepse Shqipëria nuk ofron asgjë për studentët? Si ka mundësi të shkoi një nga unë nga Lushnja dhe të marrë bursë.

Në Shqipëri nuk ha dot me 2 mijë lekë asnjë sufllaqe në Tiranë. Ne jo vetëm jemi 100 vjet mbrapa por edhe 50 vjet anash. Mos merrni lekë kot sepse në 2050-ën ata fëmijë do t’ju godasin, sepse jo vetëm asnjëri nuk realizon ëndrrat, por këtu pa pasur teser partie nuk fillon dot punë.

A e dini që në shkollat e Lushnjes, kostoja e rikonstruksionit kalon vlerën e ndërtimit, atë që ministria e Financave ka si bazë. Hajde shikojeni rezultatin. Kemi vënë ashensor 30 mijë euro, punon jo, janë 30 mijë euro të humbura. Shikoni shkollat e fshatit, përveç bojës tuaj pink asgjë nuk është bërë, brenda i keni lënë për ibret. Janë po ato ndërtesa.

Keni terezinë t’u vini buzëkuq ndërkohë që brenda i keni lënë pa të mbathura. Pa vënë mistrinë e parë me llac doni edhe 20 mln euro. Siç keni bërë për reformën në drejtësi ju të Financave, keni marrë një kalem një letër sa kushtojnë. Apo i fusni 40 të dënuar në një furgon dhe i shënoni 40 rrugë”, tha deputeti në Kuvend./m.j

Next Post
“Më bën habi dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit”/ Arjola e zhgënjyer nga këngëtarja: Nuk më bën sens…!

“Më bën habi dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit”/ Arjola e zhgënjyer nga këngëtarja: Nuk më bën sens...!

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Klloun!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!

October 30, 2026
Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

October 30, 2026
Shqiptarja e suksesshme/ Përfundoi turin e Future Nostalgia në Tiranë, ja miliona eurot që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

October 30, 2026
EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

October 30, 2026
I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

October 30, 2026
“Zgjedhorja”/ Palët e Këshillit Politik mbërrijnë në rezidencën e Yuri Kim, gati të nisë mbledhja “kokë më kokë” me treshen e ambasadorëve

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

October 30, 2026
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

October 30, 2026
Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In