• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla në Kodër-Kamëz, Rama mbështet Veliajn: Nuk tërhiqemi!

by Java News
12/04/2019 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të Bashkisë së Tiranës për vijimin e ndërtimit të shkollës në Kodër-Kamzë, kundrejt përplasjeve të forta me universitetin. Nga Qyteti Studenti, ku kreu i qeverisë dhe ai i Bashkisë së Tiranës inspektuan rikonstruksionin e dy godinave të reja, bënë me dije se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga projekti. Ambientet e degraduara për shkak të lidhjeve politike, sipas Ramës, do të kthehen në shërbim të banorëve.
“Kjo moda që është në krijim e sipër, por që ne nuk do ta lëmë të krijohet dhe të marrë formën e një instrumenti legjitim, që unë nuk jam dakord dhe unë hidhem përpjetë, dhe unë i zë rrugën, dhe unë i bllokoj, dhe unë përplasem, dhe unë kështu e unë ashtu, është barbari. Kjo nuk është qytetari. Ky vend ka një qeveri dhe një shumicë qeverisëse, që ka gatishmërinë të dëgjojë, ka dhe predispozitën të reflektojë, ka edhe kurajën të thotë “ok, këtu në këtë pikë keni të drejtë ju, s’kemi të drejtë ne dhe hajdeni ta ndryshojmë” dhe s’ka nevojë për karshillëqe dhe për kërcënime”, deklaroi Rama, duke nënvizuar se gjatë qeverisjes së tij ka bërë për UBT-në më shumë se ç’është bërë në tri dekada.

Për kryebashkiakun Veliaj, kundërshtimi edhe për këtë projekt të bashkisë është kthyer tashmë në “modë”, ndërsa thotë se protestuesit janë ata që dikur kishin plan për pallate, gjë që në planet e qeverisë dhe bashkisë, sipas tij, nuk ekziston.

“Kur u ndërtua motel me orë brenda në kampus nuk protestoi njeri. Është kthyer në modë, që sa herë nis një punë Bashkia e Tiranës, o burra, ta bllokojmë. E njëjta gjë tek Astiri, e njëjta gjë te Bregu i Lumit. Plani i Bashkisë së Tiranës dhe i Kryeministrit, me planin e ri urbanistik e ka të gjithën për arsim. Patjetër që do përdoret, por do përdoret për arsim. Të shohësh autorët e planit të vjetër që sot vënë kujën, ku vetë kanë firmosur që aty të kishte pallate, pse ne e bëmë për arsimin dhe pse ata fëmijë aty do kenë një shkollë, më duket nonsens”.

Nga takimi me studentët, kryetari i bashkisë dha lajmin e mirë për ta, kartën e studentëve, që do të implementohet në muajin tjetër, ndërsa rikonstruktimi i konvikteve nga ana e bashkisë do të prekë edhe ata të Universitetit Bujqësor. Ndërsa një projekt më madhor, si kampusi i Universitetit të Tiranës, që premtohet në çdo fushatë elektorale vendore a universitare, u zotua të realizohej nga Veliaj në mandatin e tij të dytë.

/a.meta

Next Post
Mbahej peng prej 4 ditësh, shpëtohet nga Forcat Speciale, prangoset pengmarrësi

Mbahej peng prej 4 ditësh, shpëtohet nga Forcat Speciale, prangoset pengmarrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In