• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla elitë hap kampusin e ri në Tiranë, Veliaj: Do aftësojë profesionistët e ardhshëm të teknologjisë së informacionit

by A R
13/09/2021 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkollë e re elitare në fushën e teknologjisë, e cila sot operon në 20 vende të ndryshme të botës, vjen edhe në Tiranë me një kampus të ri. Nga janari 2022, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, mbi moshën 18 vjeç, do mund të ndjekin studimet në “Holberton School”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarin e Bordit të “Holberton School”, Grant Van Cleve, i cili dha lajmin e mirë për hapjen e një kampusi të ri, sipas modelit “Holberton” në kryeqytetin shqiptar. Studentët pajisen me aftësitë bashkëkohore që kërkohen për të konkurruar me sukses në tregjet lokale, rajonale dhe ato ndërkombëtare. Nëpërmjet rrjetit global të Shkollave Holberton dhe në bashkëpunim të ndërsjelltë mes tyre, çdo student bëhet pjesë integrale e një komuniteti mbarëbotëror zhvilluesish dhe punëdhënësish.

“Kërkesa në tregun shqiptar për inxhinierë softueri është dyfishuar gjatë vitit të fundit. Shto këtu edhe nevojën e madhe për profesionistë nga tregu Evropian. Holberton ka platformën e përkryer për të përshkallëzuar me shpejtësi trajnimin e zhvilluesve të softuerit dhe për të prodhuar talente të aftë për të hyrë në tregun e punës në nivel më të lartë se çdo trajnim afatshkurtër apo programe tradicionale universitare”, tha Grant Van Cleve, kryetari i Bordit. “Njerëzit e motivuar, pavarësisht edukimit paraprak, mund të trajnohen në gjysmën e kohës që kërkohet për të ndjekur një program universitar, si dhe do të kenë shanse reale për t’u punësuar me një pagë dyfish nga ajo që ofron tregu tani, të dyja këto aspekte të mbështetura në modelin e Holberton. Një ndryshim i vërtetë ky, për Shqipërinë dhe më pas edhe rajonin”, shtoi ai.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky është një lajm i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë sepse nëse “Tumo Center” fokusohet në moshat 12-18 vjeç, në shkollën e re “Holberton” mund të regjistrohen moshat mbi 18 vjeç. “Kjo shkollë është për profesionistët e ardhshëm, që garanton punët më të mirëpaguara sot në botë për teknologjinë e informacionit. Më vjen shumë mirë që skuadra themeluese amerikano-gjermano-shqiptare është në Tiranë dhe ka vendosur që ta hapë këtu kampusin e ri të rrjetit “Holberton School”. Mezi pres që, nga data 1 janar, kur Tirana nis rrugëtimin e saj si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, ta hapim zyrtarisht shkollën ‘Holberton Tirana’”, tha Veliaj.

Ai shtoi se në ditët në vijim, të rinjtë e interesuar për të ndjekur modelin Holberton do të kenë mundësi të njihen me mënyrën e aplikimit. “Shumë shpejt Tirana do të jetë pjesë jo vetëm e një ekosistemi të teknologjisë së informacionit, por çdokush që merr diplomën në “Holberton School”, do të jetë pjesë e elitës së atyre që dine dhe atyre që bëjnë”, theksoi Veliaj.

Holberton School – një nismë që sjell risi në fushën e Edukimit Teknologjik, duke i pajisur studentët njëkohësisht me aftësi teknologjike dhe formim profesional bashkëkohor – do të përurojë një epokë të re në botën shqiptare të teknologjisë, duke krijuar një qendër nga ku do të fillojë zgjerimin rajonal në Evropën Juglindore.

Holberton School, me seli në Silicon Valley, është një Shkollë e Shkencave Kompjuterike dhe Zhvillim Softueri, dhe ka si mision të zgjidhë disa nga problemet kryesore në fushën e edukimit, duke krijuar teknologji që do të ndihmojnë për:

– Të mbyllur hendekun që ekziston në tregun global në raport me nevojat për profesionistë në Ekonominë Digjitale globale
– Të fuqizojë Zhvillimin Ekonomik dhe të rritë vlerën e pozitës Gjeografike
– Të përshpejtojë Mobilitetin Social, duke ofruar Edukim pa barriera shoqërore dhe të përballueshëm financiarisht.

Shkolla i pajis studentet me aftësi dhe njohuri teknologjike të nivelit më të lartë, duke ofruar teknologji të avancuara dhe të kërkuara nga tregu global si; Full-stack Web Development, Machine Learning, Augmented dhe Virtual Reality, Linux Programming, Advanced Algorithms dhe Blockchain.

Që prej vitit 2016, kur hapi dyert e saj në San Francisco, Holberton School është shtrirë në 27 qytete, 20 vende, dhe në 5 kontinente. Të diplomuarit nga Holberton kanë gjetur punë shumë të pëlqyeshme në kompani si LinkedIn, Google, Tesla, Docker, Apple, Dropbox, Facebook, Pinterest, NASA, Genentech, Nvidia, Cisco, IBM dhe shumë të tjera.

/a.r

Next Post
Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Berishës, ai po, është borxhli ndaj nesh

Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Berishës, ai po, është borxhli ndaj nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In