• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkolla Ekologjike” / Fondacioni Mane dhe Save the Children ndërmarrin hapa konkretë për klimën dhe mjedisin

by A R
20/03/2025 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur nevojiten veprime konkrete ndaj mjedisit dhe ndryshimeve klimatike,  Grupi BALFIN, Fondacioni Mane ,Tirana Bank dhe Save the Children në Shqipëri, punojnë për të çuar përpara projektin “Shkolla Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin”.

Ky projekt është përqafuar në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, Vlorë, duke nisur me ciklet e njëpasnjëshme të matjes së ndotjes së ajrit nga ekspertë mjedisi, për të vijuar me edukimin e fëmijëve rreth mjedisit, burimeve natyrore dhe nevojës së madhe për t’i mbrojtur ato.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, fëmijët kanë kuptuar se ndryshimi vjen vetëm përmes veprimeve konkrete siç janë reduktimi i mbetjeve dhe për rrjedhojë përdorimi i materialeve të riciklueshme, mbjellja e luleve dhe pemëve, dhe jo vetëm.

Ata kanë krijuar një klub ekologjik nga ku kanë sjellë së fundmi një ekspozitë unike.

Me vizatimet dhe krijmet e tyre origjinale me materiale të riciklueshme, fëmijët kanë komunikuar mesazhe ndërgjegjësuese për mjedisin e natyrën, si dhe domosdoshmërinë për adoptimin e praktikave eko-miqësore. Po ashtu, fëmijët kanë mbjellë rreth 100 fidanë në oborrin e shkollës, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Drejtoresha e Tirana Bank për degën e Vlorës, Klodiana Aliraj, shprehet:

“Në Tirana Bank, besojmë se edukimi dhe mbrojtja e mjedisit ecin krah për krah për një të ardhme më të qëndrueshme. Përmes mbështetjes sonë për projektin “Shkolla Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin”, ne synojmë të fuqizojmë brezin e ri me njohuri dhe përgjegjësi për natyrën. ”

Ndërsa i cilëson fëmijët si “ambasadorë të vërtetë të ndryshimit”, Aliraj shton: “Çdo pemë e mbjellë, çdo mesazh ndërgjegjësues dhe çdo veprim i vogël sot, është një investim për një mjedis më të pastër nesër.”

Fëmijët e shkollës “Rilindja”, forcojnë mesazhet e përvetësuara në artin e tyre.

“Mesazhet tona ndërgjegjësuese, të përcjella përmes vizatimeve dhe punëve të ndryshme, por edhe mbjellja e fidanëve në oborrin e shkollës, kanë shumë rëndësi. Jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë, sepse na nevojiten për të mbajtur mjedisin e pastër dhe sa më të gjelbëruar”, – thotë një nga nxënëset e klasës së 7-të.

Sipas Përgjegjëses së Programit të Edukimit të Save the Children në Shqipëri, Does Derveni, “Shkolla Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin” do të zhvillojë të tjera aktivitete në vijimësi, të cilat pritet të ndikojnë pozitivisht në të gjithë komunitetin.

Projekti ka nisur në muajin dhjetor të vitit 2024 dhe do të përmbyllet në nëntor të 2025-s, për t’i hapur rrugë shumë iniciativave të ngjashme nga Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane.

Fondacioni Mane, falë vëmendjes së veçantë të themeluesit Samir Mane,  e qendërzon kontributin në projekte sociale që lidhen jo vetëm me edukimin, rininë dhe ruajtjen e mjedisit, por edhe më shëndetin e mirëqenien e grupeve të caktuara shoqërore në nevojë, e po ashtu me afrimin e publikut me vlerat më të mira kulturore.

Next Post
Ndalohet 44-vjeçari kosovar, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë Euro ta padeklaruara

Ndalohet 44-vjeçari kosovar, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë Euro ta padeklaruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com