• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

by A R
07/04/2026 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir do të jetë gati për vitin e ri shkollor. Lajmi është dhënë gjatë inspektimit të punimeve nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila dha detajet e ecurisë së këtij investimi të shumëpritur për banorët e zonës.

“Jemi në shkollën e re, në Astir, shkollë 9-vjeçare e cila përveç se do të akomodojë 1000 nxënës, do të jetë një shtesë për herë të parë në të gjithë infrastrukturën publike të kësaj zone, një zonë me ngarkesë shumë të madhe, qoftë në dendësi banorësh, qoftë edhe në nevojat për investime në infrastrukturë. Është një shkollë e shumëkërkuar e cila ka ecur tej mase mirë dhe me gjithë përpjekjet e mundshme do të bëjmë të mundur që të jetë e gatshme për vitin e ri shkollor 2026-2027”, deklaroi Ristani.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës njoftoi gjithashtu se krahas ambienteve të përcaktuara për zhvillimin e mësimit, në këtë godinë janë parashikuara hapësira të dedikuara edhe për parashkollorët.

“Përveç akomodimit të 1,000 nxënësve, do kemi edhe dy klasa parashkollore, të cilat do të furnizohen më pas me kopshtin nga ana tjetër e rrugës, i cili do të ndërtohet po ashtu nga fillimi. Jemi shumë të kënaqur të ofrojmë këto mundësi banorëve të kësaj zone, pasi prej vitesh është kërkuar të ketë një shërbim të arsimit publik, një zonë e re me shumë banorë, me shumë familje të reja dhe më në fund jemi në gjendje t’ua ofrojmë”, përfundoi fjalën e saj Ristani.

Realizimi i projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në rrugën “Muharrem Çaushi” parashikon një investim modern me sipërfaqe totale ndërtimi 6 mijë e 397 m².

Objekti, i zhvilluar në tre kate me arkitekturë bashkëkohore, përfshin 28 klasa mësimi, laboratorë, bibliotekë, palestër, sallë multifunksionale, ambiente për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe hapësira rekreative dhe sportive, përfshirë një tarracë të gjelbëruar.

Shkolla është projektuar për të ofruar kushte optimale mësimi dhe për të funksionuar si një qendër komunitare, me akses të plotë për personat me aftësi të kufizuar dhe infrastrukturë bashkëkohore në shërbim të nxënësve dhe stafit arsimor.

Next Post
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In