• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e drejtorëve të spitaleve, nis cikli i dytë

by Java News
15/11/2018 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vlerësoi vijimin e “shkollës së drejtorëve” që i shërben krijimit të menaxherëve më të aftë për drejtimin e spitaleve rajonale dhe bashkiake

Tiranë,  15 Nëntor – Nis cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e spitaleve publike. Me një program intensiv, 20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve po trajnohen për menaxhim spitalor, për të administruar më mirë institucionet shëndetësore që ata drejtojnë.

Në ciklin e dytë të shkollës së drejtorëve në fokus do të jenë drejtuesit e spitaleve bashkiake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vlerësoi vijimin e këtij kursi, si shumë të rëndësishëm për të formuar menaxherë të zotë, për menaxhimin më të mirë të spitaleve, në mënyrë që çdo qindarkë e fondeve publike të shkojë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas Ministres shumë shpejt do të kryhet rankimi (vlerësimi) i spitaleve sipas performancës për të vijuar me procesin e akreditimit të tyre, ku padyshim thellimi i dijeve menaxheriale për drejtuesit do të ndihmojnë në performancën më të mirë të spitaleve dhe akreditimin më të shpejtë të tyre.

Kujtojmë se vendimi për hapjen e Shkollës së Drejtorave u shpall në qershor nga Ministrja Manastirliu, me ciklin e parë të kurseve për drejtorët e spitaleve rajonale, si një iniciativë e Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”

Cikli i dytë i shkollë së drejtorëve do të vijojë për 5 javë radhazi, ku drejtuesit e spitaleve bashkiake do të trajnohen për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që në thelb kulmojnë te një shërbim më cilësor për qytetarët.

Lektorë të njohur vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive duke nisur që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, deri tek motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave./a.ç

Next Post
Muriqan/Arrestohet qytetarja serbe, që ishte në kërkim ndërkombëtar

Të dehur në timon dhe me drogë, pranga dy vlonjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In