• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e drejtorëve, kush ngel në provim, largohet nga puna

by Java News
04/10/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gert Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, ka folur mbi hapjen e shkollave të drejtorëve. Në fjalën e tij, Janaqi është shprehur se ky është një projekt, i cili ka tre vite që po asistohet dhe se do të largohen nga puna të gjithë drejtorët dhe nëndrejtorët që nuk e kalojnë provimin pas trajnimit.

“Jemi në fazat e para. E kemi pilotuar me 200 mësues. Presim që fondi amerikan të sjellë ekspertët e huaj. Shkolla do të ketë ekspertë të huaj dhe vendas. Përsa kohë është miratuar është instrument ligjor, që çdo mësues me rezultate të shkëlqyera ka të drejtë të kandidojë. Do të largohen nga puna”, deklaroi Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit.

Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar.

Vendimi ka qenë i qeverisë, ndërkohë që Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar sot kontratën me autoritetet shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti. Shkolla e drejtorëve do të nisë shumë shpejt nga puna, ndërsa Kryeministri ka thënë se ky projekt do të bëjë të mundur që reforma në Arsim të thellohet dhe të shkojë më tej.

INTERVISTA E PLOTË:

Pse është i nevojshëm ky projekt?

Është një projekt që ka tre vite që po asistohet. Po investohet për të larguar politikën nga shkolla. Jemi të vonuar në këtë aspekt. Sepse vendet e zhvilluara kanë vite që e kanë konsoliduar si shërbim. Drejtori ka kompetenca të tjera. Të njohë ligjet, të dijë të komunikojë etj. Pra është një lloj menaxheri apo administratori. Drejtuesit dhe nëndrejtorët që janë në sistem do ti nënshtrohen kursit dhe provimit. Është një formim multidisiplinar. Do të ofrohen trajnime shumë të vazhdueshme. Institucionet simotra kanë dy komponentë. Punësim me transparencë dhe çdo kush duhet të trajnohet të paktën tre ditë në vit.

Pa kaluar testin, askush nuk bëhet drejtor?

Përsa kohë është miratuar është instrument ligjor, që çdo mësues me rezultate të shkëlqyera ka të drejtë të kandidojë.

Çfarë ndodh me ata që ngelin?

Do të largohen nga puna.

Kur pritet të fillojë?

Jemi në fazat e para. E kemi pilotuar me 200 mësues. Presim që fondi amerikan të sjellë ekspertët e huaj. Shkolla do të ketë ekspertë të huaj dhe vendas.

Ka nisur viti i ri shkollor, cilat janë nismat e reja?

Ka 10 risi. Një ndër to është edhe TIK. Është nga klasa e 4-12, brenda të cilës është edhe kodimi. Merren njohuritë e para për softëare. Kemi marrë ekspertizë nga Britania e Madhe. Programimi mund të mësohet nëpërmjet formulave të thjeshta. Ka shkolla që bëjnë informatikë pa kompjutera por investimi dhe gara me teknologjisë nuk mund të bëhet. Ne nuk presim dot deri sa t’i kemi të gjitha shkollat me kompjutera dhe pastaj të zhvillojmë TIK. Prej katër vitesh shkollat shqiptare janë pjesë e programit “eTwinning” dhe kemi fitues të projekteve ndërkombëtare. Kemi eksperienca pozitve dhe po i investojmë ato.

Çfarë ka ndryshuar këtë vit?

Kemi ndryshuar programet dhe tekstet e reja. Tashmë ka ardhur momenti që mësuesit të punojnë më shumë më orë model, të jenë më kreativ. Pra të mos ketë më mësim përmendësh. Vitin tjetër vazhdon klasa e pestë me tekstet falas. /raport.tv

ma.me

Next Post
VIDEO/ Fenomeni misterioz, ngordhin 100 lopë në Konispol

Pogradec, kafshë të pamatrikulluara e të pavaksinuara në tregun e Çërravës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

November 12, 2026
Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

November 12, 2026
Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In