• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla “Ahmet Gashi” hap dyert për të rinjtë e Laprakës, Veliaj: “Sporti na bën qytetarë më të mirë nesër”!

by Java News
29/06/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lapraka do të ketë një vatër të re sportive, ku të rinjtë e njësisë 11 mund të aktivizohen në aktivitete sportive. Shkolla “Ahmet Gashi” në kryeqytet ka hapur dyert si qendër komunitare, për të shërbyer si mjedis për aktivitete të ndryshme sportive gjatë orëve të pasdites ose në fundjavë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se të rinjtë e Laprakës mund të stërviten në mjedise më të mira, duke shfrytëzuar terrenet sportive të shkollave.

“Sa bie zilja e mësimit, shumica e këtyre terreneve boshatisen. Në një Tiranë me 1 milion banorë, me kaq shumë të rinj, a e kemi luksin që t’i lëmë të pashfrytëzuara? Mezi pres që tani që kemi hapur 62 palestra, të kemi gjithashtu edhe një kampionat mes 62 skuadrave rinore. Në qoftë se i gjithë qyteti i Tiranës përfshihet nga kjo valë sportive, do të kemi një qytet shumë herë më të mirë nga ai që kemi sot”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai shprehu bindjen se investimet cilësore të bashkisë janë një mundësi më shumë që nga shkollat e kryeqytetit të dalin talente të reja nesër. “Ndoshta nga e gjithë Lapraka do spikasim 5-6 talente, por 60 të tjerët, do mësojnë si të jenë qytetarë më të mirë të Tiranës. Për një kryetar bashkie, interesi më i madh është te këta të fundit, jo te sporti elitar, sepse pyetja është: A kemi qytetarë elitarë? E kemi në dorë vetë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në një nga kurset sportive, në mënyrë që ata të qëndrojnë larg veseve dhe jetës sedentare. “Sa më shumë prindër që i sjellin fëmijët të merren me sport, aq më pak fëmijë do të kemi nesër në pikat e basteve, nëpër kafene. Një mënyrë për të shmangur që kjo gjeneratë, të mos ketë fatin e gjeneratave të mëparshme, është t’i sjellim në kurse të tilla”, tha Veliaj, teksa vlerësoi edhe stafin e mësuesve dhe të trajnerëve që po përhapin një kulturë të re në kryeqytet, duke sjellë masivizimin e sportit tek të rinjtë.

Kjo nismë e Bashkisë së Tiranës që synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, si dhe të vërë në dukje fëmijët që mund të kenë talente në sporte të caktuara, u vlerësua si pozitive edhe nga një prej figurave më të shquara të basketbollit shqiptar, kapiteni i kombëtares tonë, Gerti Shima. Ai falenderoi kryebashkiakun Veliaj për shtimin e terreneve të tilla sportive në kryeqytet për të larguar të rinjtë nga rruga.

Bashkia e Tiranës po zbaton me suksesin projektin “Shkolla Qendër Komunitare” me shfrytëzimin e mjediseve sportive të shkollave 9-Vjeçare dhe të Mesme të qytetit të Tiranës nga Federatat Sportive/Shoqatat sportive/Klubet sportive, për edukimin dhe masivizimin e sportit në Tiranë pas programit mësimor dhe në ditët e pushimit.

ma.me

Next Post
Balla: Lulëzim, nuk ke turp, por shpifjen tënde s’e kthen dot në qëndrim zyrtar të PD

Balla: Lulëzim, nuk ke turp, por shpifjen tënde s'e kthen dot në qëndrim zyrtar të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In