• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla 9-vjeçare ‘Angela Merkel’ gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit

by B K
10/03/2025 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamzë, është njëra prej shkollave të kësaj zone, që në sezonin e ri mësimor, në shtator, do t’u vihet në dispozicion nxënësve dhe mësuesve, tërësisht e shndërruar, në një objekt me kushte optimale, të denja për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor.

Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa komode, 10 laboratorë, bibliotekë, terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin.

Kryeministri Rama ishte sot në Kamzë, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli për të parë ecurinë e punimeve, sipas një projekti nga më të mirët që po zbatohet.

Shkolla ndodhet 800 metra nga qendra e qytetit dhe është e formuar nga 5 nivele të ndryshme, një nën tokë dhe 4 mbi tokë, ndërsa në 60 metra në distancë nga shkolla, është vendosur një mbikalim për këmbësorët për kalimin e sigurt të nxënësve.

Eshtë investim i qeverisë gjermane për rindërtimin. Kjo është në shumën 10 milion bashkë me shtesën vajti 12 milion euro. Nga pikëpamja teknologjike përveç se ka një eficencë energjie të plotë, do të ketë panele diellore. I gjithë sistemi i kondicionimit është në mënyrë automatike për të rritur një efiçençe dhe një optimizmi dhe cilësitë të ngrohjes dhe ftohjes në të gjithë shkollën.” – shpjegoi Drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Kryetari i bashkisë evidentoi se ishte shkolla e 19-të që ndërtohet në bashkinë e Kamzës në periudhën 4 vjeçare.

Për 1300 nxënës, madje këtu do të jetë kërkesë e jashtëzakonshme, se siç kemi diskutuar Kamza shkon 20 mijë nxënës nga klasa e parë deri në 12 dhe mendojmë se ka qenë investimi më i rëndësishme dhe më i duhur në bashkinë Kamzë, falë mbështetjes së qeverisë që ka qenë e jashtëzakonshme” – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama vlerësoi projektin si një nga më të mirët në këtë drejtim.

“Këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen se janë ndërtuar nga e para dhe nuk janë më të vjetra, këto janë shkolla spektakolare. Kamza është shëmbëlltyrë spekakolare, edhe Tirana, po në Kamëz nuk pritej se në Tiranë pritej. Kamza është befasia e gjithë rilindjes.” – u shpreh Kryeministri.

Ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se shkolla është e standardeve më të larta europiane edhe nga pikëpamja e të gjithë shërbimeve që do të ofrojë.

“Hapësira e jashtme, palestra, biblioteka, të gjitha këto janë të aksesueshme dhe pa hapur klasat.” – u shpreh ajo teksa theksoi se në shtator hapen 40 shkolla të reja dhe të rindërtuara financim i qeverisë shqiptare.

“Ndërkohë tani kemi mbyllur fazën e aplikimit për rreth 3 miliardë lekë, 30 milion euro të cilat bashkitë, të gjitha bashkitë e vendit kanë depozituar projekte për rehabilitimin apo rindërtimin e shkollave dhe duam që të finalizohen.” – tha Ministrja Manastirliu.

Shkolla e re i shtohet zinxhirit të 18 shkollave të rindërtuara dhe rehabilituara në bashkinë e Kamzës.

Next Post
Një ditë para seancës gjyqësore, avokatët amerikanë të Erion Veliaj ndalohen ta takojnë në burg

Një ditë para seancës gjyqësore, avokatët amerikanë të Erion Veliaj ndalohen ta takojnë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com