Ruzhdie Balliu është vetëm njëra nga 9 gratë dosja e të cilave kaloi për gjykim me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terroriste.
E kthyer në vitin 2019 nga misionet e riatdhesimit nga kampi Al Hawl, e moshuara nuk besonte se mbi të do të rëndonte një akuzë kaq e rëndë si ajo e terrorizmit edhe pse historia e saj është ndryshe.
Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015.
Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën drejt Sirisë por mbetën atje të arrestuar nga forcat Kurde. E nëse bashkëshortët shkuan për djalin e tyre, sot ajo përballet me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë terroriste.
Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën në kërkim të djalit të tyre, i cili u kishte thënë se do të studionte në Arabinë Saudite. Prej 4 vitesh, burrë e grua mbetën në Siri në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi.
Bashkëshorti i Ruzhdies, Aliu vijon të mbetet në burgjet siriane.
Nëntë gratë e thirrura në Gjykatën e Posaçme kërkuan gjykim të shkurtuar pasi sipas tyre janë të pafajshme dhe nuk kanë marrë pjesë në luftime ndërsa për 7 meshkuj shumica e të cilëve nuk ka informacione veç pjesëmarrjes në organizatë terroriste akuzohen dhe për veprime luftarake në një shtet të huaj.
/a.r
Pirdh, pirdh se lirohesh… Nuk je terroriste??? Apo kane kaluar ca vitr dhe me don se gjerat u harruan… Hy plehre.