• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkoi të luftonte bashkë me rusët kundër ‘fashizmit’/ Historia e brazilianit që përfundoi duke u bërë murg në Ukrainë

by Java News
30/03/2022 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë të shumtë janë ata që kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar luftimeve, nga të dyja palët.

Republika rusofone e Donetsk në lindje të Ukrainës, e përshkruan luftën e saj si “përpjekje kundër fashizmit”, në një përshkrim ideologjik për të tërhequr sa më shumë simpatizantë të luftojnë me ta.

Mes këyre simpatizantëve në shtator 2014, ishte dhe Rafael Lusvarghi, i cili në vend të luftëtarit përfundoi duke u bërë murg.

Ai ishte interesuar prej kohësh për Rusinë, prandaj kishte vendosur të shkonte të luftonte kundër atyre që njiheshin si “fashistë” në lindje të Ukrainës. Fliste mirë rusisht dhe u kthye në një simbol të separatistëve pro-rusë.

27-vjeçari nga Sao Paulo, qëndroi për disa kohë i burgosur në manastirin e Svyato-Pokrovskyy në Kiev pa arrestimit dhe akuzave të terrorizmit.

Babai i dy fëmijëve me origjinë nga Hungaria, ka luftuar me Legjionin e Huaj të Francës për tre vjet para se të punonte për policinë ushtarake në Brazil.

Ai i ishte bashkuar më parë rebelëve të majtë anti-amerikanë FARC në Kolumbi por ka thënë se grupi “nuk kishte organizim dhe ambicie”.

Rafael e përshkruan veten si “luftëtar”, “Stalinist” dhe “i majtë”, teksa ka dhënë disa intervista me mediat separatiste në Donetsk, ku shpjegonte se ka ardhur aty të luftojë “fashizmin.”

Pas kapjes, një gjykatë në Kiev e dënoi atë me 13 vjet burg për terrorizëm siç quheshin sipas ligjit vendasit tentativat për krijimin e republikave të pavarura në Donetsk e Lugansk.

Por në 2017 avokati i tij Daniel Eduardo Candido, ndryshoi vendimin duke thënë se klienti i tij ishte torturuar për të dhënë rrëfime të rreme në burg dhe Rafael u lirua në 2017, pas një vit e gjysmë burg.

Por pa pasaportë ai nuk dilte dot nga vendi dhe më në fund në maj 2018 ai u gjet në manastirin Holosiiviskyy pranë Kievit.

Ai u bë i interesuar në besimin ortodoks dhe nisi të lutej pa pasur mundësi të kthehej në Brazil ose në republikat lindore. Lusvarghi u lirua më në fund në kuadër të një këmbimi të burgosurish mes Ukrainës dhe republikave lindore në dhjetor 2019.

Rafael u kthye më pas në Brazil, por dhe aty u arrestua për zotërim armësh dhe municioni, dhe u dënua me disa vjet burg./m.j

Shkoi të luftonte me rusët kundër ‘fashizmit’/

 

Next Post
Zbardhet vdekja e mistershme e 3 vogëlusheve në Greqi, arrestohet nëna

Zbardhet vdekja e mistershme e 3 vogëlusheve në Greqi, arrestohet nëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrahjet e ngadalta të zemrës/ Ja çfarë duhet të dini dhe si të veproni

Temperaturat e larta dhe të sëmurët kardiakë, mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

July 19, 2026
VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

July 19, 2026
Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë

Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë

July 19, 2026
Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

July 19, 2026
Rusia godet Ukrainën me sulme ajrore! Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

Rusia godet Ukrainën me sulme ajrore! Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

July 19, 2026
Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut

Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut

July 19, 2026
Mbi dy dekada në shërbim të lajmit! Kush ishte Enrik Mehmeti, që humbi jetën tragjikisht në aksident

Mbi dy dekada në shërbim të lajmit! Kush ishte Enrik Mehmeti, që humbi jetën tragjikisht në aksident

July 19, 2026
Humbën orientimin në zonën e Karaburunit, shpëtohen 5 turistë gjermanë

Humbën orientimin në zonën e Karaburunit, shpëtohen 5 turistë gjermanë

July 19, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

July 19, 2026
Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In