Një pushues ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det.
Ngjarja është shënuar rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë.
Pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, 68-vjeçari Skënder Dhoga, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.
68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.
Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
g.kosovari