• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mister vetëvrasja e studentit nga Saranda, Andrea Papagjika

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvritet pas sezonit të provimeve studenti nga Saranda. Andrea Papagjika, 21 vjeç, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, i vetëvarur në kangjellat e shtëpisë së gjyshërve të tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:10 të mëngjesit të së dielës, në një banesë të fshatit Shënvasil të Himarës.

Pikërisht në këtë orë familjarët kanë gjetur trupin e të riut. Të tronditur ata kanë lajmëruar policinë, efektivët e së cilës shkuan në vendngjarje, duke konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Mësohet nga burime të Policisë se ngjarja ka ndodhur në banesën e gjyshërve të tij, ku në rrethana dhe për shkaqe ende të paqarta viktima është vetëvarur në kangjellat prej hekuri të banesës 2-katëshe.

Policia, e cila ka nisur hetimet për rastin e rëndë, deklaroi se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvarjes. Nga faktet që bëhen publike mësohet se Andrea Papagjika ishte student në Tiranë.

Pas përfundimit të sezonit të provimeve, 21-vjeçari ishte kthyer në familjen e tij, në qytetin e Sarandës, për të kaluar pushimet verore. Gjithçka ka shkuar normal këto ditë dhe askush nga familjarët e tij nuk ka kuptuar që djali të kishte pasur ndonjë shqetësim që lidhej me shkollën apo çështje personale të tij. Ditën e shtunë, ai u kishte thënë prindërve se do të shkonte te gjyshërit, të cilët jetonin në fshatin Shënvasil të Himarës, për të kaluar fundjavën. Ditën e diel, në orët e para të mëngjesit, 21-vjeçari ka kryer veprimin ekstrem, duke u vetëvarur në kangjellat e ballkonit të katit të dytë, në shtëpinë dykatëshe të gjyshërve.

Nga Policia thuhet se vetëvrasja ka ndodhur pak çaste para orës 08:10, kur është konstatuar nga familjarët. Ata nuk kanë kuptuar asgjë dhe nuk kanë dëgjuar zhurma, derisa kanë parë trupin e pajetë të të riut. Pas ekspertizës, familja ka tërhequr në Sarandë trupin e Andrea Papagjikës, në mes të tronditjes së madhe që kanë përjetuar edhe banorët e qytetit që e njihnin studentin. Nga ana e Policisë deklarohet se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes së të riut në fshatin turistik.

ma.me

Next Post

Wikileaks njofton për bombë sekretesh për Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Dibër, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

Operacion antidrogë në Dibër, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

August 2, 2026
Më pak punë, më shumë mirëqenie? Çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë

Më pak punë, më shumë mirëqenie? Çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë

August 2, 2026
I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

August 2, 2026
Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

August 2, 2026
280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe

280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe

August 2, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Plagosja e turistit italian në Tiranë, procedohen 8 të mitur

August 2, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

August 2, 2026
Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

August 2, 2026
A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

August 2, 2026
DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com