• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodrani kthehet nga Franca por kur shkon në banesë…

by A R
02/10/2017 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ardhur nga Franca në Shkodër por ka gjetur shtëpinë e shpërthyer.

Hajdutët thuajse nuk i kanë lënë asgjë brenda banesës. Kjo është historia e shtetasit D.Alushi i cili prej 27 vitesh jeton në Francë. Shkodrani ka ardhur para pak ditësh por është shtangur përpara derës së tij kur ka e ka parë të  dëmtuar nga hajdutët. D.Alushi nuk ka bërë denoncim në polici sepse ngjarja mund të ketë disa kohë që ka ndodhur dhe e di që është e vështirë për të zbuluar autorët e vjedhjes. Shkodrani tregon se në banesë i kanë marrë vlera monetare por edhe sende të tjera. Tashmë D.Alushi nisur nga kjo ngjarje nuk do të lërë asgjë më në banesën e tij kur të largohet drejt Francës

“Kam ardhur nga Franca për të kaluar disa ditë në Shkodër. Kur jam ngjitur në pallat tek dera ime pashë që e kishin shpërthyer hajdutët. Dera ishte shpuar me trapon dhe hajdutët kanë hyrë brenda. Më kanë marrë vlera monetare që i kam lënë në shtëpi por edhe sende të tjera. Nuk kam gjetur thuajse asgjë dhe një rrëmujë të madhe në shtëpi. Unë në fakt jetoj prej 27 vtesh në Francë dhe shtëpia ime qëndron e mbyllur por hajdutët kanë shfrytëzuar rastin. Thuhet që kanë qenë tre persona dhe gjoja kanë ardhur për të bërë punime por nuk kanë bërë asnjë punim por vetëm kanë shpërthyer derën dhe kanë marrë çfarë kanë gjetur. Më pas më është dashur të marr një mjeshtër për ta hapur sërish derën time”.

D.Alushi ka një apel për qytetarët por edhe Policinë e Shtetit.

“Në këtë raste edhe vetë qytetarët, edhe komshinjtë duhet që të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të lajmërojnë ose policinë ose edhe mua. Jo çdo kush mund të vijë që të punojë në një pallat apo në një banesë. Nuk duhet që banorët të lejojnë persona të panjohur që nën maskën e punëtorit të vijnë dhe të shpërthejnë dyert e banesave dhe të marrin çfarë të duan. Për policinë e shtetit them se duhet të krijojë më shumë siguri për qytetarët dhe të shmang sa më shumë këto raste por edhe të zbulojë autorët e këtyre vjedhjeve. Unë nuk kam bërë denoncim në polici sepse tashmë janë bërë disa ditë nga kjo vjedhje por kam parë që shumë qytetar ankohen”.

Rastet e vjedhjeve të banesave tashmë janë kthyer në modë në Shkodër duke u cilësuar si ‘biznesi’ më fitiprurës për hajdutët. Pavarësisht goditjes së disa autorëve dhe grupeve sërish numri i hajdutëve, grabitësve apo grupe të organizuara mbetet i lartë. /Shkodranews/a.m.

Next Post
Njihuni me nobelistët e Mjekësisë në 10 vitet e fundit

Njihuni me nobelistët e Mjekësisë në 10 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com