• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodrani i dënuar në Itali me 13 akuza,  gjen justifikimin gjenial për t’i shpëtuar ekstradimit nga Britania

by B K
02/05/2025 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grabitës i armatosur shqiptar, i cili ishte arratisur në Mbretërinë e Bashkuar shkruan gazeta britanike The Times të cilës i referohet Top Channel, pasi një gjykatë italiane e kishte dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg, po lufton kundër ekstradimit duke argumentuar se burgjet italiane janë të mbipopulluara.

Edmond Arra, 35 vjeç, është ndaluar në Angli për më shumë se një vit.

Ai pretendon se ekstradimi do të shkelte të drejtat e tij sipas Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Gangsteri shqiptar kundërshton ekstradimin drejt burgjeve ‘të mbipopulluara’, për mbajtjen dhe përdorimin e një Beretta gjysmë-automatike të vjedhur dhe një thike me teh 25 cm; dëmtim prone; djegien e një makine të përdorur për grabitje; marrjen e një makine të vjedhur dhe grabitjen e një kompanie transporti.

Kjo, megjithëse burgjet në Mbretërinë e Bashkuar janë aq të mbushura sa vitin e kaluar qeveria liroi më shumë se 16,000 të burgosur para përfundimit të dënimit.

Përpjekja e parë ligjore e Arrës për të bllokuar ekstradimin u hodh poshtë në janar në gjykatën e Westminster-it, por atij iu lejua të apelojë në Gjykatën e Lartë. Ai do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar deri sa të përfundojnë të gjitha mundësitë e apelimit.

Popullsia e burgjeve në Angli dhe Uells ka arritur nivele rekord gjatë vitit të kaluar dhe aktualisht është 88,081 të burgosur në 120 burgje. Kjo përfaqëson 105 për qind të kapacitetit të certifikuar normal, që do të thotë se shumë të burgosur ndajnë qeli të dizajnuara për një person.

Arra hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018 pasi ishte arratisur nga Italia, ku ende i kishin mbetur për të vuajtur 10 vjet e 5 muaj nga një dënim prej 11 vjetësh e 5 muajsh, i dhënë një vit më parë. Ai ishte arratisur ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.

Ai ishte dënuar për 13 vepra penale të kryera në vitet 2012 dhe 2013. Këto përfshinin kërcënime për vrasje gjatë përpjekjes për të shantazhuar pronarin e një klubi në këmbim të “garantimit të rendit dhe sigurisë”.

Gjithashtu ishte dënuar për një grabitje të armatosur ku u vodhën çanta dore dhe 26,000 euro nga një restorant; posedim të një mitralozi dhe një arme gjysmë-automatike; posedim dhe përdorim të një Beretta të vjedhur dhe një thike 25 cm; dëmtim prone; djegie të një makine të përdorur për grabitje; marrje të një makine të vjedhur; dhe grabitje të një kompanie transporti.

Vitin e kaluar, burgjet në Angli dhe Uells u bënë aq të mbushura saqë qeveria liroi të burgosur që kishin kryer vetëm 40 për qind të dënimit të tyre.

Autoritetet gjyqësore italiane kërkuan ekstradimin e tij në qershor 2023 dhe në mars të vitit të kaluar policia britanike e arrestoi në shtëpinë e tij në Crystal Palace, në jug të Londrës.

Gjatë seancës dëgjimore për ekstradim në gjykatën e Westminster-it në janar, ai përdori një dëshmitar ekspert për sistemin e drejtësisë penale italiane për të argumentuar se burgjet italiane shkelin të drejtat e tij sipas KEDNJ.

Elisabetta Zamparutti paraqiti një “raport ekspertësh” për kushtet e paraburgimit në burgjet italiane. Në gusht, 190 burgje kishin 46,898 vende por strehonin 61,465 të burgosur.

Mbingarkesa mesatare ishte 131 për qind dhe në 50 burgje norma e mbipopullimit kalonte 150 për qind. Në pesë burgje ishte mbi 190 për qind. Megjithatë, asnjë nga këto nuk ishte Vicenza apo Padova, të cilat ishin burgjet e përcaktuara nga autoritetet italiane për dërgimin e Arrës.

Zamparutti tha se kishte një “problem struktural dhe sistemik të mbipopullimit që vazhdon në burgjet italiane”.

Arra tha gjithashtu se ekstradimi do të shkelte Nenit 8 të KEDNJ-së, që mbron të drejtën për jetën familjare. Ai do të ndahej nga e dashura e tij rumune, të cilën e kishte njohur në nëntor 2023.

Arra deklaroi se kriminelë të rrezikshëm e kishin detyruar të kryente veprat penale dhe se që nga viti 2012 rekordi i tij kishte qenë i pastër.

Ai tha: “Njëri prej personave me të cilin isha akuzuar po vuante një dënim prej 28 vjetësh. Të gjithë e njohin atë. Nuk kam pasur ndonjë rekord penal nga viti 2012 deri në 2024. U arratisa për të ndryshuar jetën.”

Gjyqtarja e rrethit Hina Raj e hodhi poshtë çështjen e tij më 17 janar. Ajo tha: “Jam e bindur që ekstradimi do të ishte në përputhje me të drejtat e Edmond Arrës sipas kuptimit të Aktit për të Drejtat e Njeriut 1998.

“Kam vendosur në mënyrë specifike që nuk ka shkelje të Nenit 3. Jam po ashtu e bindur që nuk ka shkelje të Nenit 8 dhe se ekstradimi i tij nuk do të ishte jo-proporcional.”

Prokuroria angleze konfirmoi se Arra ka apeluar ndaj këtij vendimi dhe se një seancë tjetër do të mbahet në Gjykatën e Lartë.

Next Post
Tërmet i fuqishëm në brigjet e Kilit dhe Argjentinës, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet i fuqishëm në brigjet e Kilit dhe Argjentinës, lëshohet paralajmërim për cunami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mineralet e rralla, beteja e radhës

Mineralet e rralla, beteja e radhës

May 16, 2026
Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

May 16, 2026
35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

May 16, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë

May 16, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

May 16, 2026
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In