• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkodra, ‘vatra e nxehtë’ e koronavirusit”/ Reagon Ademi: Kryeministri po mundohet të fshehë…

by Java News
06/04/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas vizitës që bëri këtë të hënë në qytet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ku tha se masat e marra do të thellohen, ndërsa bëri apel që të shmangen grumbullimet dhe apeloi që qytetarët të bëjnë maksimumin për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Teksa vetë kryeministri Edi Rama e ka quajtur Shkodrën vatrën më të nxehtë pas Tiranës të koronavirusit, Ademi thotë se kjo është një strategji për të fshehur “dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike’.

REAGIMI I PLOTE I VOLTANA ADEMI

Të dashur bashkëqytetarë!

Sot Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta që ka vënë në krye të Ministrisë së Brendshme për të sulmuar shkodranët.

Dështimin e tij edhe në menaxhimin e një situate të rrezikshme dhe që lidhet direkt me jetët e shqiptarëve, Rama po përpiqet t’ua hedhë qytetarëve të Shkodrës.

Është një strategji e ulët e qeverisë, deri në kriminale, të cilën unë e kam denoncuar publikisht prej ditësh.

Kryeministri, përmes ministrit të tij të brendshëm, po mundohet të fshehë dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Është botërisht e ditur se në këtë situatë, as përsa i përket testimit e as hetimit epidemiologjik, e as sistemit shëndetësor, bashkitë nuk kanë asgjë në dorë.

Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar dhe ka bërë gjithçka që ka në dorë, në mundësitë e kapacitetet e veta, për lehtësimin e barrës së COVID-19 për qytetarët e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë atë pa ndërprerje.

Shkodra është një nga qytetet që me qytetarinë e vet ka bërë dhe po bën përpjekjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, pavarësoisht problemeve shumë të mëdha ekonomike.

E pa sot në tregun e Rusit në Shkodër edhe Sandër Lleshaj, i cili e pranoi publikisht se ka më shumë shitës se blerës.

Rama e sejmeni i tij që kishte ardhur me një mision të caktuar politik në Shkodër, e dijnë mirë se janë familje të e familjarë që kanë patur kontakte me të infektuar, e të tjerë që prej ditësh kanë telefonuar numrin 127, dhe që u është refuzuar testimi.

Ai e di mirë se një person, të shtunën, ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës, pa mundur as të dërgohet në Tiranë për shkak të neglizhencës, duke ngjallur panik dhe pasiguri tek stafet mjekësore e pacientët e spitalit.

Edi Rama e di mirë se shkodranët nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i deklaruar për situatën e Fatkeqësisë Natyrore, u është shkurtuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike, iu dha vetëm një muaj ndërsa iu premtuan dy muaj pagesë, u janë sjellë deri tani 200 pako ndihmë ushqimore për 250 mijë banorë.
Shkodranët e panë me sytë e tyre se, me urdhër politik, Këshilli Bashkiak monist, nuk miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuara nga ana ime.
Prandaj, iu bëj thirrje publike të mos përdorë ministrin e tij të brendshëm për të sulmuar qytetarët e Shkodrës.

Nëse qytetarët në Shkodër nuk do të respektonin masat kufizuese ashtu siç u përpoq sot ta faturonte Rama edhe Lleshaj, ath kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me Tregun e Kombinatit në Tiranë.

Nuk ka nevojë që Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për Shkodrën, shkodranët e shqiptarët armiku i vetëm është i mjaftueshëm COVID-19.
Siç e kam kërkuar disa herë, edhe sot kërkoj që të rritet numri i testeve për qytetarët, për të identifikuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit në Shkodër. Po kaq emergjente është edhe mbështetja financiare dhe ushqimore, pasi qytetarët janë në vështirësi të sigurimit të bukës së përditshme.

Kam ofruar dhe ofroj edhe sot të gjithë bashkëpunimin për tejkalimin me sa më pak probleme të situatës së rëndë të pandemisë, edhe pse deri sot gjithçka ka rënë në veshin e shurdhër të qeverisë.
Te dashur bashkëqytetar,
Bëj thirrje që të respektohen të gjitha kufiizimet e vendosura, që të dëgjohet zëri i mjekëve dhe i profesionistëve, të bëjmë të gjithë bashkë që këtë situatë, që ta kalojmë pa pasoja për Shkodrën dhe gjithe Shqipërinë.

Për qeverinë e përsëris një lutje:

T’i vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres.

Të mundësojë testimin e cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid – 19,

të bashkëpunojë me institucionet lokale për të përballuar pasojat e kësaj krize dhe të mbështesë qytetarët në nevojë dhe biznesin e Shkodrës.

Next Post
Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar!

Publikimi i Spahiut: Dërgojani Berishës këtë foto dhe thuajini që ta qepë gojën!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Kjo kukumjaçke duhet te shkarkohet sa ma parës shumë negative si njeri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com