Pas Beratit edhe Shkodra ka dhënë shembulin e qytetarisë në këto zgjedhje vendore. Dy kandidatët për bashinë e këtij qytetit, Keti Bazhdari për mazhoracën dhe Voltana Ademi për opozitën kanë zhvilluar një bashkëbisedim të përbashkët me rininë shkodrane.
Pasi kanë shtrënguar duart, du kandidatët u janë përgjigjur të rinjve në lidhje me programin e tyre për këtë shtresë të popullsisë.
Dy kandidatet e mazhorancës dhe opozitës në fund të takimit firmosën një kontratë me rininë lidhur me premtimet për ta dhe mbajtjen e tyre.
Në këtë kohë fushate, qyteti i Shkodrës duhet me të vërtetë të ndihet si shembulli i qytetarisë. Jo vetëm për bashkëisedimin e sotëm të dy kandidateve por edhe për faktin se për bashkinë e këtij qyteti garojnë dy femra.









