• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodra në ‘shtetrrethim’ për operacionin anti-drogë, Ademi: Nuk jam ndaluar por…

by A R
11/11/2017 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndalimit nga policia për shkak se theu rregullat rrugore, ka ardhur edhe reagimi për herë të parë i kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi e ka mohuar një fakt të tillë dhe është shprehur se makina e saj ka qenë në oborrin e Bashkisë.

Ajo ka adresuar një sërë kritikash ndaj policisë duke thënë se “Qyteti është mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.”

Postimi i plotë:

Sërish propaganda prodhon fake news.

Paraditen e kësaj të shtune ndërsa isha nisur për në zyrën time në Bashkinë e Shkodrës, në krye të detyrës për tu shërbyer qytetarëve, u përballa me një situatë të paprecendent në qytetin e Shkodrës.

Një qytet tërësisht i bllokuar nga policia në akset ku mund të lëvizin automjetet. Qytet i mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.

Në këtë aksion alla-komunist, ku u futet frika qytetarëve, u përballa vetë me policinë rrugore.

NUK JAM NDALUAR nga Policia Rrugore, sepse makina ime ishte në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por kam preferuar të komunikoj vetë me ta drejtpërdrejt pas situatës që pashë në rrugët e qytetit tim.

Nuk mund të pranoj që të paralizohet tërësisht qarkullimi dhe jeta e qytetareve nga pseudo post-blloqe të policisë.

Një polici selektive ndaj qytetarëve që nuk sheh parkimet dyshe në çdo rrugë apo në rrugët që janë destinuara për biçikleta. Një polici e verbër përballë automjeteve që për vite me radhë kanë bllokuar qarkullimin duke u lënë aty për shitje.

Pra nuk është ndaluar kryetarja e bashkisë, sepse unë isha në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por situata e rrugëve në qytet është e papranueshme e kjo është krijuar nga policia rrugore.

Nisur nga kjo komunikova vetë drejtpërdrejt jo vetëm me efektivët rrugore por edhe me drejtuesit e tyre që më siguruan që do të marrin masa.

E këtu është një pikë ku unë bie dakort: të merren masa për tu shërbyer qytetarëve e jo për të “shitur” fake news.

(Më poshtë po iu ilustroj përmes fotove situatën në rrugët e qytetit të Shkodrës).

Next Post
Puigdemont ankohet: Po më trajtojnë si pedofil, kriminel e vrasës

Puigdemont ankohet: Po më trajtojnë si pedofil, kriminel e vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

August 24, 2026
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

August 24, 2026
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
‘Jam i shokuar,  duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

August 24, 2026
Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com